Policia e Kosovës: Tre zyrtarë policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe pranë kufirit në veri

14 Qershor 2023, 14:50Rajoni TEMA

Policia e Kosovës: Tre zyrtarë policorë janë rrëmbyer

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Ndërkohë media serbe shkruajti se policia serbe kishte arrestuar sot 3 pjesëtarë të forcave speciale të Kosovës.

Për këtë aksion është njoftuar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili në atë moment ndodhej në ambasadën ruse në Beograd. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e këtij arrestimi. 

Sipas detajeve të mësuara, arrestimi ka ndodhur rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Në pranga kanë rënë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga mediat serbe se policia e Serbisë ka arrestuar 3 pjesëtarë të forcave të armatosura të Kosovës. Në reagim thuhet se bëhet fjalë për një rrëmbim të tre policëve kufitarë shqiptarë brenda territorit të Kosovës, ku këta të fundit ndodheshin në shërbim.

“Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për  të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës”-thuhet në njoftim.

7 Komente

  1. s
    sspata

    Ata police kosovare jane pjese e segmente te agjentures serbe .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Po armët ku i kishin këta policë në ????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        I liron Edi Rama...e ka grure ...ai cdo gje e quan budallek...bile dhe lufte nuk do kete kurre...nderkohe Vuci armatoset deri ne dhembe..

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte UCK

          U marrte muti shalet u marrte. Eshte hera e dyte qe ua bejne serbet kete pune dhe do kerkojne shkembimin e ketyre te treve me kriminelin qe arrestuan ne Kosove dje. Ashtu si edhe heren e pare para disa vitesh edhe kete here do ndodhe e njejta gje, do shkembehen te arrestuarit. Ku ishe????Asgjekundi!!!!! More po si nuk ja shkrepi njehere ndonje prej ketyre policave? Per ca i kane armet apo per foto ne facebook. Kane patur kohe te raportojne per persona te armatosur me maska por se kane shkrepur nje here qofte edhe per te mbrojtur koken e tyre???!!! 300 metra brenda territorit te Kosoves????!!!! Keta jane trimat e Albinit qe do mbrojne kufirin pa ndihmen e perendimit dhe NATO-s????!!!! Shkoni tani dhe qurravituni per ndihme, por per fat te keq te ketyre te treve dhe te Kosoves, zor se do kete presion mbi Serbine per cfare ka ndodhur. Le ti lirohe BiBini me trimat e tij te Facebook-ut.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa amerikanet ...ju shtrijne serbet keshtu

            Me automatik ne dore e te te lidhe e perdhunoje tjetri....ce do jeten???? Me kesoj trimash do mbroje Kurti Kosoven?

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xen Bolja

              A nuk i ka shti fryken Albini shkijeve aaa?? O Albin rrambeje qallashin e griji njata shkija njitash si xhigand qe jie.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Republic banana......

                Policet kosovare ishin me sherbim (detyre morale me dek per atdheun) dhe te armatosur....apo kishin qet sumat m'xhamie!?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje