''Është i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë dhe i zhytur në korrupsion'', Haradinaj kërkon shkarkimin e Kurtit

14 Qershor 2023, 12:46Rajoni TEMA

''Është i pabesueshëm për aleatët

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë në Kosovës është urgjencë kombëtare.

Përmes një reagimo në Facebook, Haradinaj kritikon ashpër Kurtin si njeriu që sipas tij është i zhytur në korrupssion dhe tashmë edhe i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë.


“I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi, i zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni, i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë, i kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri.

S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”, shkruan Haradinaj.

2 Komente

  1. B
    Beni

    Shpetoni Kosoven Zoti Haradinaj . Mos shkepusni marredhenien me Shqiperine . Marredhenia Kosove Shqiperi nuk duhet te bazohet ne oreksin e kryeministrave te radhes por ne nje dokument strategjik nen koordinimin amerikan. Mjaft me , ky eshte turp

    Përgjigjjuni
    1. z
      zhigolo

      Ti vetë je BAJRAKTARI i korupsionit dhe i hajnisë! Sa pasuri ke pasur para lufte dhe sa ke tani?Bëru i sinqertë dhe tregoje!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje