
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it.
“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, – ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së, shkruan REL.
Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviç-Lunet në veri të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviç ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.
Nuk ke cfare komenton, je luftenxites. Sa here protestohet ne veri te kosoves, ti con trupa ne kufi. E ke harru vitin 1999 kur NATO e shkriu ushtrine tuaj dhe nenshkruat pushtimin.
Perse e mbylle gojen kasap,perse nuk do te folish ngase je lufte nxites je nje hu zjarri qe po e djeg nje ballkan te tere me demagogjine tende,me mendimet mesjetare.I mencuri krijon hapesire qe njerezit te jene te gezuar me jeten ,me punen dhe te ardhurat e tyre.Ti je i vetmi ne kete ballkan qe je nje zjarr ndezes sepse te shtyn rusia,sepse edhe shpirti i yt i zi prej balozi,ashtu eshte formuar.Mos luaj me ata te mjeret serb ne veri,leri te jetojne jeten e tyre ,mos i perdor si mashe per te shpetuar duart e tua nga zjarri,kete e do ligji i njerezve per te jetuar dhe shfrytezuar te mirat e kesaj bote.Mos i nderse kriminelet te tubuar nga Kroacia ,Bosnia e Hercegovina per te vazhduar qe te rrezikojne edhe jeten e te tjereve.Ndergjegjesohu,ik dhe lerua atyre qe e meritojne ta udheheqin pooullin serb te mjere...se ja nuk ke se cfare te thuash....