Kryetari i Lidhjes Demoikratike te Kosoves Lumir Abdixhiku shpreh shqetesimin per izolimin nderkombetar te Kosoves, pas anullimit te mbledhjes se perbashket te qeverive mes Shqiperise dhe Kosoves.
"Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.
Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.
Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.
Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.
Kosovës i duhen miqtë.
Kosovës i duhen partnerët strategjik.
Lini një Përgjigje