Tensionet në veri të Kosovës/ Ngjela- serbëve: Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit? Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve

13 Qershor 2023, 16:53Rajoni TEMA

Tensionet në veri të Kosovës/ Ngjela- serbëve: Pse rendni me

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës, ndërsa pohon se serbët po rendin drejt shkatërrimit.

Në një mesazh në Facebook, Ngjela thekson se i gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët-shqiptarë dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes të tjerash ai tha se serbët janë të ardhur në Gadishullin Ilirik.

Postimi i plotë:


Serbëve u duhet thënë:
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.
Dhe s’kanë më forcë.
Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.
Në krizë është edhe Greqia.
Pse lodheni kot, o të mjerë!
Shqiptarët janë në etninë e tyre.
Çmenduria serbe ka marrë fund.
Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme.
Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

2 Komente

  1. k
    k

    Edhe serbia është Iliri,z.avokat. Apo tokë e zanun.

    Përgjigjjuni
    1. m
      matufi

      Serbia ka qen perandori qe nga viti 1270,,,,ka dhe manastire ne agjio oros ,,,,shqiperi ska pas ,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje