Situata në Veri, Kurti zbardh bisedën me Borrell dhe takimin me ambasasorët e QUINT

13 Qershor 2023, 12:23Rajoni TEMA

Situata në Veri, Kurti zbardh bisedën me Borrell dhe takimin me

Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka treguar se ditën e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme, Joseph Borrell, si dhe ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT.

Ai theksoi se gjatë takimit ka shprehur përkushtimin e plotë të qeverisë për  depërshkallëzimin e situatës në komunat e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Tema e dytë për të cilën dua të flas është se ditën e fillova me një takim me ambasadorët e QUINT dhe shefin e misionit të BE, ku i njoftova për propozimin e Kosovës në lidhje me deskalimin e plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Propozimin e kam ndarë me Borrell.

Dje kam pasur një telefonatë me Borrell në lidhje me situatën në Veri dhe sot kam pritur në takim përfaqësuesit e QUINT. Dje kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Lajçak, me Borrell dhe ambasadorët e QUINT, ku kam shprehur përkushtimin e plotë të qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”- tha Kurti.

2 Komente

  1. k
    k

    Kërkoi USA dhe BE të largohen dhe perballoje. Vetë situaten meqe je kaq trim. Llak-llake në kurriz të tjerëve nuk ka. Po nuk ke fuqi, Mos ha mut kot .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Kryeministri Kosoves sot ka detyren kryesore te njohi Kosoven Shtet te pavarur nga OKB. Ky kerkon ta leri Palestine, do ja shikojme pasojat kesaj zvarritje. Albini ka frike nga Vjosa Osmani, ajo e rrezon me deputetet qe ka. Vjosa Osmani po ben nje dem te madh ne Kosove, nqse Amerikanet nuk do gjejne zgjidhje me kete Qeveri, mund ta abandonojner komplet Kosoven, te terheqin trupat, ta lene nen meshiren e Albinit dhe Vjosa Osmanit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje