INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para një aksidenti historik. Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë

12 Qershor 2023, 16:55Rajoni Intervistoi Mero Baze

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës.


24 vjet pas çlirimit të Kosovës, ish Kryeministri i qeverisë së parë , Bujar Bukoshi, e ka të vështirë të jap një intervistë për gazetën Tema.  


Dhe nuk është vetëm sëmundja prej së cilës vuan, që ja bën të vështirë rishfaqjen në jetën publike, por dhe fakti që 24 vjet pas çlirimit,  ai ndjen  rrezikun që po i kanoset Kosovës për ta zhbërë tërë punën dhe sakrificën e shqiptarëve fal aleancës së fort me Perëndimin dhe  SHBA, që ishte vendimtare për lirinë e saj. 


Bukoshi flet për vështirësitë e para të mëdha në kontaktet me Perëndimin dhe rritjen e besueshmërisë së Kosovës tek bota demokratike. Në fund Kosova arriti shndërrimin në aleat historik të SHBA, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që sot ndjehen të hidhëruar me garniturën qeveritare dhe opozitën e Kosovës. 


Tema: Zoti Bukoshi, sot po futemi në çerekshekullin e parë, me Kosovën e lirë … 


Bukoshi: Po. Shkoi çerek shekulli si një ëndërr. Ec e mos u gëzo për këtë liri.  


Tema: Cili ka qenë meraku i Juaj atëherë kur u futën trupat e NATO-s në Kosovë ? 


Bukoshi : Me thënë të drejtën meraku i vetëm që kisha ishte mos futja e trupave të NATO-s në Serbi, ashtu si u futën aleatët në Gjermaninë naziste. Ai vend duhet të denazifikohej, pasi është rrënja e çdo konflikti në rajon. 


Tema: E meraku sot ? 


Bukoshi: Mungesa e katarsisit serb, d.m.th., denazifikimit, që do shpëtonim ne, ndoshta edhe Serbia, është një nga shqetësimet e mia. Por meraku im edhe më i madh sot është rregullimi i shtetit të lirë të Kosovës prapë me ndihmën e SHBA dhe Perëndimit. 


Tema: A do t'ia kishte dal dot Kosova pa ndihmën e NATO-s ? 


Bukoshi: Pa atë ndihmë të bekuar do i kishim sot Arkanët, Sheshelët në hotel “Grand” dhe barbarët serbë duke bërë kërdinë me shfarosje… Ndoshta Albin Kurti do ishte në burg duke lexuar Dostojevskin… 


Tema: A keni një mesazh tuaj për të ardhmen e raporteve me Serbinë? 


Bukoshi: Durim, durim ( per aspera ad astra ), se do e kemi vështirë me Serbinë …  

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Tema: Si po i përjetoni lajmet e fundit në lidhje me raportet e këqija mes Kosovës dhe vendeve perëndimore ? 


Bukoshi:Me shumë shqetësim dhe përtej shqetësimit. E pabesueshme, çfarë aksidenti historik: prapakthim i Kosovës nga një çmenduri politike ! 


Tema: Mos është e ekzagjeruar “ diagnoza” e Juaj për kryeministrin Tuaj ? 


Bukoshi: Jo, asnjë fije. Do ishte pakëz tepër, sikur ky njeri të “stolisej” me atribute si : megaloman, rrenc ala Mynhausen, i papërgjegjshëm, sidomos manipulant i tipit të ndonjë çibritaxhiu mashtrues në bulevardin e Frankfurtit.  


Tema: Por megjithatë ai ka bërë me vete një pjesë të madhe të shoqërisë së Kosovës? 


Bukoshi: Hitleri manipuloi një alamet kombi dhe nuk po u manipuloka një komb i vonuar si ky i joni . 
Tema: Si ka mundësi që tani në Kosovë ka mijëra shqiptarë që shajnë e mallkojnë SHBA dhe Evropën ? 


Bukoshi: Popujt dhe shoqëritë nuk janë akademi intelektualësh. Njerëzit manipulohen lehtë nëse ke në krye liderë populistë që kanë axhendat e tyre të errëta. Shembull eklatant është Millosheviqi që bëri kërdi në ish-Jugosllavi dhe na përvëloi edhe neve. 
Ibrahim Rugova dhe ne që vendosëm ta lidhim Kosovën me Perëndimin, kishim në anën tonë historinë e Evropës që po ndryshonte në atë kohë. Dhe Kosova u bombardua prej nesh dhe asaj klase politike me dashurinë për Perëndimin si shpëtimtar i Kosovës.  


Tani po bëhet e kundërta. Po kthehen folklorizmat e shekullit 20 kur Evropa mallkohej për kufijtë shqiptarë, ndërkohë që Evropa sapo na premtoi që do na hiqte kufijtë e saj. Të shpresojmë se këto ethe tona do kalojnë. 


Një elitë politike ashtu siç mund ta nxjerrë një popull në dritë nga çrregullimet e brendshme, mund ta zhysë përsëri në errësirë. Shqiptarët kanë dhënë prova qoftë për mirë apo për keq. 


Tema : Sikur po flisni sert ? 


Bukoshi: Po flas fare pak sert, mendoj Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme.  


Po flas si qytetar i Kosovës pa kërkuar leje nga askush. Jetova në tri botë të ndryshme: si qytetar i Kosovës nën Jugosllavi deri në vitin 1989, si politikan që për dhjetë vite luftova për pavarësi dhe më në fund jetova si qytetar i lumtur i Kosovës së lirë pas vitit 1999. 


Sot, ndjehem i poshtëruar dhe shpesh më kap një ndjenjë trishtimi, kur shoh mungesën e respektit për historinë e Kosovës. Kush mendon se është ky Albin Kurti që abuzon me Kosovën duke u njehësuar me të ?  


Miliona shqiptarë nuk e dinë ende, se si ne e kemi nisur lidhjen me Perëndimin. Vendimi i qindra intelektualëve të Kosovës në vitin 1989 kur u rrëzua Muri i Berlinit, që Kosova ta lidhte të ardhmen e saj me Perëndimin ishte një vizion shpëtimtar. Por nuk mjaftonte.   
Ne nuk kishim asnjë mik në Perëndim.

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Mërgata jonë në SHBA, Xhim Xhema, Ekrem Bardha, Harry Bajraktari, Jozef Dioguardi,  Sami Repishti, Bardhyl Tirana, e dhjetëra shqiptarë të tjerë kanë thyer dyert e administratës amerikane për muaj e muaj të tërë për të na siguruar takime formale, që na gëzonin si fëmijë edhe pse ishin thjeshtë takime njohjeje. Ju kujtoj veçanërisht Bardhyl Tiranën, ish shefi i stafit të Presidentit Karter, pinjoll i një familje të njohur nga Tirana. Ky ishte avokat i fortë dhe burrë zotëri. Qeverisë së Kosovës ai u ofrua të punojë për Kosovën në Uashington. Bëmë kontratë ku ai kërkoi pagesën vjetore prej 1 ( një) dollar !!!  

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Ndaj dua të bëj apel për mërgatën tonë që e përmenda, që të lobojë edhe këtë herë fuqishëm për Kosovën. Por jo të mbështes marrëzitë e këtyre që duan të bindin SHBA që e ka gabim, por të bindin SHBA që të mos e identifikoj Kosovën me këtë udhëheqje politike. 
Askush nuk e di, për shembull, se sa tragjikomike ka qenë historia e dorëzimit të dosjes së Kosovës në Bruksel në dhjetor të vitit 1991 kur Republikat aplikuan për ndarje nga Jugosllavia dhe ne nuk kishim të drejtë as ta dorëzonim dosjen. Një grua shqiptare, që punonte në ndërtesën e Komunitetit Evropian, i ka hyrë  disi dhunshëm në zyrë të Hans van der Broek-ut dhe i është përgjëruar duke qarë që sekretaria të presë dikë nga ne, t’i dorëzonim dosjen.  
Ne ishim duke dalë nga një burg, ku na kishte mbajtur Serbia dhe ish Jugosllavia dhe ishim dele e zezë e Perëndimit, pasi identifikoheshim si një shoqëri problematike.   
Qartësia e politikës së Ibrahim Rugovës dhe vendosmëria e tij për të qenë vetëm me SHBA dhe vetëm me vendet Evropiane, shpëtuan Kosovën. Ai e kishte si fe Perëndimin dhe shoqëria e Kosovës po ashtu ia pranoi atë si njëlloj feje, religjioni. 

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Tema: Sa serioze e  shikoni situatën në Veri dhe a mund të shmangej ajo?   


Bukoshi: Situata në Veri është vepër e Serbisë. Pa asnjë mëdyshje. Ky shtet akoma nuk është denazifikuar. Serbët e kanë strategjinë e tyre të krijimit të një vatre tensioni aty me banditë apo forca paramilitare. Detyra  e jonë është ti shmangemi përkeqësimit të kësaj vatre tensioni.  
Por çfarë kemi bërë ne? Prej vjeshtës së kaluar, qeveria vazhdimisht po eksperimenton me tensione të panevojshme në veri. Në fillim me targat, pastaj me barrikadat, pastaj me zgjedhjet, dhe në fund me konfrontimin për të mbrojtur katër kryetarë komunash me polici. Nëse e shikon në shtrirje kaq të gjatë kohore, ngjan si një axhendë tensioni e cila përfundon gjithnjë me zbythje të Kosovës.   
Sa herë është premtuar luftë dhe fitore ka rezultuar tërheqje dhe humbje. Kjo lodhja nga tensionet në veri, ka krijuar një helmim të raporteve me ndërkombëtarët sidomos me SHBA dhe nuk i ka sjellë asgjë të mirë Kosovës. Këto akrobacira të fundit duken si një pikë që po e derdh krejt gotën. Dhe gota nuk derdhet në fytyrën e kryeministrit por mbi trupin e Kosovës.  


Tema: Sa e besoni ultimatumin amerikan?  


Bukoshi: E besoj qind për qind. Kam provuar vet situata të tilla të vështira, kur na këshillonin dhe urdhëronin edhe për gjëra shumë më pak të rëndësishme se kjo.   Edhe ne kemi qenë të padijshëm kur filluam merreshim me politikë. Dhe unë kam tentuar ti jap këshilla Holbrookut pas masakrës në Poklek në Drenicë dhe ngjarje të tjera, por kur kam parë reagimet e tyre e kam kuptuar se është tjetër të shikosh gishtin tënd, e tjetër të shikosh pyllin që ke para.  
Mësova kur SHBA dërgon mesazhin diplomatik : „we are concerned“ (jemi të brengosur ) duhet të korigjohesh, por kur thotë „we are deeply concerned“ ( jemi thellësisht të brengosur ) atëherë je në alarm të kuq . 

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para

Tema: Çfarë pasoja afatshkurtër shikon? 


Bukoshi: Shikoni, një gjë duhet të jetë e qartë. Serbia u detyrua të tërhiqet nga Kosova nën praninë e forcës ndërkombëtare dhe nën premtimin për stabilitet. Nëse Kosova kthehet në vatër krize siç po kthehet, atëherë në veri të Kosovës vepron autoriteti i rezolutës 1244, dhe forcat ndërkombëtare rrezik mund t‘ia heqin nga duart Kosovës Veriun dhe i dalin zot ato forca.  
Fakti që trupat e KFOR e kthyen mbrapsht një zyrtar të qeverisë së Kosovës në Veri pas trazirave është një sinjal se atje në Veri tani zot shtëpie janë forcat ndërkombëtare e jo Kosova.  
Kështu kalojmë nga një shtet i pavarur që mund ta kontrollonim Veriun përmes veprimeve të mençura, kalojmë në një situatë kur nuk do kemi më të drejta as ta qeverisim e as të shkojmë aty pa leje të KFOR-it. Kjo do ishte goditja më e madhe që shteti i Kosovës do merrte deri më sot.  
Nuk më interesojnë sanksionet e tjera. Kaq mjafton për të kuptuar çfarë po humbasim.   


Tema: Megjithatë, kryeministri Albin Kurti këmbëngul që SHBA duhet të dënojë Vuçiqin autokrat si autor të kësaj situate.  


Bukoshi: Shikoni, SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës. Kur Kosova kishte nevojë për SHBA, kur Serbia nuk na linte të ngrinim kokën duke na marrë gjithçka dhe duke filluar të na shfaroste, SHBA u bë me ne. Tani SHBA nuk e ka marrë përsipër që përveç çlirimit të Kosovës të demokratizojë edhe Serbinë. Ndoshta e ka dhe atë objektiv, por nuk besoj se është e gatshme të bombardojë prapë Serbinë pse ka një autokrat në krye. Ai është problem i Serbisë jo më i SHBA. Problem i SHBA ishte kur një diktator shtypte një popull tjetër. Dhe aty na doli zot.  

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: Pas çerek shekulli në liri, jemi para


Tema: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se ka paraqitur një draft rezolute për asociacionin si një nga opsionet dhe kjo ka ngjallur reaksion tek një pjesë e politikës zyrtare në Kosovë. Cili është mendimi juaj?  


Bukoshi: Mendimi im është se i pari që duhet të vraponte të paraqiste një draft duhet të ishte kryeministri i Kosovës. Ai duhej të merrte atë iniciativë dhe të mos e linte në dorë të Serbisë por as të ndërkombëtarëve. Dhe ky është problemi real.   


Në mungesë të këtij propozimi nga ana jonë do ketë propozime të tjera. Kryeministri i Shqipërisë është i koordinuar publikisht me aleatët perëndimorë në çdo hap të kësaj krize dhe kjo kuptohet edhe nga fakti se ky drafti famoz i kryeministrit Edi Rama, sikur shkaktoi një gjysmë histeri kolektive në Kosovë, u prit mirë aty ku duhet dhe u vlerësua si serioz. Po pyes a mos janë naivë edhe evropianët Scholz dhe Macron, siç “ia futi kot” kryeministri ynë për Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken ?  


Nga ana tjetër duke qenë se gjatë kësaj kohe Kosova nuk ka koordinuar as  me Shqipërinë për krizën, është e kot ti kërkojmë llogari se çfarë ka paraqitur Shqipëria në atë draft.     


Tema: Si e vlerësoni qëndrimin e opozitës në Kosovë?   


Bukoshi: Një opozitë e qartë dhe e vendosur do ishte një ndihmë e madhe për situatën. Ajo që shikoj është se opozita po bën llogaritë e saj në këto momente dhe jo llogaritë e Kosovës. Secila palë po dëshiron të fitojë nga dështimi i Albin Kurtit.  
Në fakt jemi të gjithë në një anije që po mbytet dhe nëse mbytemi, askush nuk ka për ta gëzuar pushtetin.   


Opozita duhet të bëhet bllok për ta ndalur këtë marrëzi pa asnjë kompleks dhe duhet të bëhet garante e Perëndimit në Kosovë.Intelektualët e Kosovës po ashtu. Ku janë akademikët dhe mendjet e lira të Kosovës, që kanë 33 vite që luftojnë që Kosova të jetë pjesë e Perëndimit?
Perëndimi ka mbetur pa aleatë në Kosovë. Ai ka probleme me një qeveri antiperëndimore populiste e cila mendon se do sfidoj SHBA me folklorizma, dhe nga ana tjetër një opozitë e cila ndjehet e dobët para qeverisë dhe shpreson se do fitojë nga gabimet e rënda që po bën qeveria. Nuk fitohet pushteti duke vrapuar me shpresë si dhelpra pas dashit… 


Por Qeveria nuk po bën vetëm gabime politike. Qeveria po bën gabime kombëtare. Dhe ato duhen ndalur. Nga ato gabime nuk fiton askush, por humbasim të gjithë.   


Perëndimi ka filluar të ketë bezdi nga Kosova . Kosova po kthehet në një shtet që po i bën ata të reflektojnë për çfarë kanë bërë për Kosovën. Mendoni që SHBA është dyfish në hall, pasi i duhet të zhbëj gjëra që i ka bërë vet. Kjo është një tragjedi e madhe që duhet ndalur një minutë e më parë, pasi rrezik po largojmë zemërthyer të vetmit aleatë strategjikë që kemi. 
 

43 Komente

  1. B
    Bato

    Ye lumte zotni Bujari, i qarte e i kthjellet per gomarlliqet e Kurtit, VV e Kosoves qe hesht

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Ashtu eshte , ky Bukoshi ka qene burre i poshter, por ne kete interviste ka thene te verteten.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Keq ka bere ne vitin 1998, perndryshe eshte shume trim dhe atdhetar.

        Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgji

      Albini: nuk është e thënë që në komunat me,shumicë serbe kryetari duhet të jetë patjetër serb?! Por si mund të artikulosh këtë kur kryetarin e komunës zgjidhet me votën e shumicës. Ai mund të jetë I çdo etnie nëse merr shumicën. Por patjetër kjo quhet e ligjshme kur ke siguruar kushte që të marin pjesë të gjithë në votime. Gjykim fëminor.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Per cfare shumice flet o pallosh.90% e votuesve nuk dolen per te votuar.Te gjithe serbe.Do vij bytha jote te me komandoje mua pa deshiren time.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aldrin

          Ja Jorgaqi, i qan hallin Serbve. Copa putanash me gjithe Bukoshin Amerika vertet nuk bombardon me Beogradin, po Beogradit nuk ja mban me bytha te hyje ne Kosove. Kjo eshte vija ndarese qe i jep Albinit te drejte Liri a Vdekje. Jo putaneri e perjetshme si Rama e Bukoshi

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia Popullore

            Idiot ne cdo koment. Shko lufto ti me Albinin. Qelbesire. Harrove 1 milion shqiptare te debuar nga Kosova, do qe te perseritet historia. Kush te paguan ty, o hero dhe atdhetar i flakte ne cdo gazete.

            Përgjigjjuni
        2. A
          Arditi

          Pra cerek shekulli dhe Kosova eshte ende si GHETTO. Cfare eshte arritur valle? Nuk po mbroj ket psikopatin Albin, por ky esht rezultat i nje politike te dhjere ne cdo front ne Kosove. Njerezit jane lodhur. E dini ci thone cerek shekulli sidomos tani ku ka informacion dhe nuk je ne terr. Kosova gjithmon po humb terren nen nje presion te llahtarshem te kriminelave Serb, nderkohe qe Amerika dhe demokratet e mutit hapin luftra lart e poshte e hedhin miliarda sipas qejfit. Tragjedia me e madhe eshte qe deri tani eshte bere nje vrrr ne uje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kv

            ti gomar shko e laj gojen e qelbur kur te flasesh per Ameriken! O je bukeshkale o je idiot ose je spiun.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fieri

            Intelktual patriot me kemb ne toke qaret saket.Ndaleni E. Hoxhen e ri.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Ne qofte se ka pasur nje qeveri te republikes se Kosoves qe nuk po ben gabime kombetare kjo eshte qeveria aktuale e drejtuar nga Kurti.Per ish kryeministrin Bukoshi kam lexuar shume shkrime qe e akuzojne per korupsion.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Korrupsioni I ktij eshte lule ne krahasim me humbjen e pavaresise dhe territorit.Sa per bin kurvin,I lumte kur ka gjet ca funderrina si ty dhe hiqet si patriot sa here qe afrohen zgjedhjet.Ai e di mire qe nuk ju le injoranca te shikoni se cfare fshihet pas cdo hapje bythe.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shefqet Çela

                Aleatët janë ata që janë. Me përparësitë dhe, pa dyshim, edhe mangësitë e tyre. Nuk na takon neve të merremi me këto dukuri, por ti përdorim në dobi të popullit kosovar. Fatkeqësisht, Kosova ka zgjedhur dikë që fluturon mentalisht nga egoja idiote në dëm të popullit të vet. Jam imrekulluar nga tabloja reale e BUKOSHIT.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avniu

                  Nuk eshte Albin Kurti problemi me i madh, jane ata qe votojne per te problemi serioz. Kjo eshte tragjike.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptar

                    o Jaro a vazhdon ta marresh rrogen nga baba Serbi,po me homologun Sali Berisha a je konsultuar per kete traplliqet qe ke llomotitur se ai seshte dakort me ty e ameriken

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Dhe bin kurvi aty e mer po ky te pakten e ka nji fije sinqeritet.

                      Përgjigjjuni
                    2. n
                      nje mik nga Vlora

                      TE LUMTE BUKOSHI ,NJE ANALIZE BRILANTE .THIRJE INTELEKTUALEVE TE KOSOVES NALONI ALBININ SA NUK ESHTE VONE ,NDRYSHE KOSOVA NUK DO TE EXISTOJE ME SI SHTET POR DO TE JETE NJE PROTEKTORAT me trupa shumekombeshe .....

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mali

                        Nje analize e vertete.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mario

                        Ky eshte gjithe Shpjegimi cfare ndodh ne Kosove.E kuptojne te Zgjuarit Shqiptar,por jo Idiotet e VV.Kosova do iki me per Lesh,sepse te Zgjuarit Ibrahim(Vdiq),Bukoshi ka kohe qe eshte terhequr dhe eshte semur,dhe i fundit nga te zgjuarit Thaci eshte ne Burg.Injorantet qe arrijne deri aty sa te quajne Sekretarin e Shtetit Gati Debil,do e marrin ne qafe Kosoven.Do jeni Deshmitar si do perfundoje Kosova,keq dhe me keq,vetem me Ameriken nuk tallet Bytha.Por si Shqiptar Trima qe jemi,ne keshtu e kemi:Kalojme Lumin dhe themi Te Qifsha Udhet,por Lumi ndonjehere eshte shume i thelle dhe te Mbyt.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pilo Lala

                          Te njeten gje bente edhe Palestina para 20 vjetesh, kujtonte se do detyronte Ameriken te bente paqe simbas hartes se saj. Kur i ktheu kurrizin Amerika, Izraeli hyn e del me ushtri sa here ti doje qejfi, cdo vit nderton banesa per Izraelin ne ato toka te Palestines. Tani jane bere pishman, pse nuk pranuam harten e Klintonit ne 1998. Kosova duhet te hedhi ne tavoline marveshjen qe donte te bente Thaci, ku 4 Komunat Serbe i kalonin Serbise, Presheva i kalonte Shqiperise. Assosacionet jane ne dem te Kosoves, i lene hapesire Serbise te beje trazira, te njejten sic po ben ne Bosnje.

                          Përgjigjjuni
                        2. I
                          Iliri demokrat i ritgemelimit.

                          Me pelqeu intetvista e Bujar Bukoshit. Ka plotesisht te drejte. Albini po e merr ne qafe Kosoven. Do te jete vone kur Kosovaret ta kuptojne. Nqs Albini ka mare urdher te dorezoje Veriun ,eshte pune tjeter. Kjo fo te ndodhe po pastaj çfar do bejne keta qe e mbeshtesin Albinin dhe Vjosen ne kete marrezi.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vranakonti

                            Shume bukur dhe shume i saket. Mendime shume te vyera,me vleresime te madha per kosoven.Por kosovaret jane te trashe dhe nuk i kuptojn dot dredhit e Albin Kurtit dhe ineresin e Amerikes dhe BE per te miren e kosoves.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigranti

                              Hallall. I keni thene te tera, vetem me titullin. Nuk eshte e nevojshme te lexohet intervista.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                RAIFI

                                B.Bukoshi kryeministër në ekzil i Kosovës së para luftës,mblodhi përafërsisht një miljard marka nga gyrbetçarët dhe popullsia e Kosovës.Me të bërë lekë e tradhëtoi Presidentin Rugova dhe udhëtimet jasht vendit nuk ia paguante (bashkë me Isa Mustafën-minister i financave)por nuk u bë as me krahun e luftës edhepse një pjesë të lekëve ua dha me hatër a me zor ai e din.Lekët e tjerë i keqëpërdori me njerzë të tij .Pasë luftës bëri tradhtinë e radhës me një grup halabakësh.Me rendësi ka krijuar pasuri si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  prokurori

                                  z. Bukoshi! Një krhjelltësi,një qartësi,një saktësi dhe një objektivitet që në komphleksquvhet përsosmëri. Murnjohje dhe respekt,sgënder dhe jetë të gjatë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fatmir Uka

                                    Kisha dashtë poaq sa vet z. Bukoshi që ai të mos ket të drejtë. Por mjerisht...çdo fjalë është e saktë që shkurt i bie: I kemi punët keq.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Visi

                                      Bukoshi në një intervistë pati deklaruar se po ta pyeste Rugova ky do ta fillonte luftën kundër Serbisë më vitin 1992 d.m.th para luftës në Bosnjë e Kroaci. Por Rugova e kishte kundërshtuar përkundër nxitjes nga kryetari i Kroacisë,Tuxhman. Ndërsa kryetari i Sllovenisë Milan Kuçan i kishte këshilluar se më rast se e filloni luftën tani (1992) atëherë Serbët të gjithë mllefin që e kishin me të gjithë popujt në Jugosllavi do ta zbraznin ndaj Shqiptarëve dhe se nuk do ti ndihmonte askush nga jashtë. Pra po të fillohej lufta në vitin 1992 masakrat ndaj Boshnjakëve do të dukeshin minore në krahasim me ato që do të ndodhnin në Kosovë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bujar Kanapari

                                        Kur ata qe kane shumicen braktisin institucionet dhe bojkotojne dhe zgjedhjet, qeveris pakica. Ne kete rast, kryetaret shqiptare qe u zgjodhen nga nje pjesemarrje shume e ulet ne zgjedhje, mund te konsiderohen edhe si te emeruar, dhe qendrojne ne detyre deri sa mund te gjendet nje zgjidhje tjeter. Po sikur ne zgjedhjet e ardhshme, serbet te bojkotojne perseri, gje qe mund te ndodh, si i behet? Serbet nuk i bojlkotuan zgjedhjet duke patur nje arsye te forte, thjeshte per te perfituar politikisht; kerkojne shkeputjen e Veriut te Kosoves. Kurti duke e parashikuar qe serbet mund te ribojkotojne perseri zgjedhjet, shpalli zgjedhjet e jashtezakonshme ne 4 komuna, per ti thene Perendimit se problemi eshte ne Serbi. Serbet e Kosoves kane me shume te drejta se shqiptaret ne Kosove, por Perendimi nuk ka c'ti beje gomarit, i bie samarit. Kaq e thjeshte eshte.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Boston

                                          Kosova duhet te degjoje kete ze te fuqishme te qarte e te vendosur per te miren e saj. Urimet me te mira z. Bukoshi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aldrin

                                            o Boston fshatari, thuhet Ze i Fuqishem, jo i fuqishme. Dhiar minorikar je?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            Dani USA

                                            Ne parim jame me ty Arditi dhe me kurteshin po kur pavarsine dhe shtetin ta jepe Amerika per iteresa gjeopolitike do te heqesh vallen si è do politika botrore se Amerika nuk ka vetem kosoven dhe po nuk bashkepunove me ate cone uje ne mullirin e armikut shekullor serb……….

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              PO , PO

                                              Bukoshi eshte nje felliqesire , nje bandit i vertete qe Shqiperia , atdheu meme e ndihmoi qe te armatosej per te luftuar okupatorin serb dhe te clironin Kosoves . Ne Farke prane Tiranes ishte vendosur nje batalion me vullnetare kosovare , te mirearmatosur e stervitur nga oficeret e qeverise se Shqiperise , te gatshem per ta nisur per ne Kosove , sipas kerkeses se ish palo k/ministrit B.Bukoshi , por ky batalion u vu ne dispozicion te Sali Berishes dhe iu versul qeverise se Shqiperise (kur kryetar i qeverise ishte Fatos Nano ) , me te gjithe arsenalin e rende qe dispononte , duke i vene flaken . Batalioni nuk tregoi asnje gatishmeri p[er tu futur ne Kosove dhe luftuar per clirimin e saj nga serbet dhe. . . , me veshtiresi jo te vogla , qeveria shqiptare mundi ta carmatoste ate batalion , qe ngjasonte si dy pika uji me divizionin " SS " te Xhafer Dedves e Rexhep Mitrovices dhe krimet qe beri ai divizjon ne Tirane .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Prec Ulaj

                                                Sakte,

                                                Përgjigjjuni
                                              2. N
                                                Noci

                                                Foli nje veteran i politikes kosovare per mendimin tim ne menyren me realiste te mundshme.Ne shqiptaret nuk e dijme realisht per figurën e Bukoshit sepse e majta nuk e donte se ai ishte i lidhur me Berishen.Por ne kete intervistë Bukoshi eshte njohes i mire i situates dhe kritikues i atyre qe kane çuar ne kete krize te rrezikshme.Keshillat e tij jane ne sinkron me te gjithe dashamiret e Kosoves per zgjidhjen e shpejtë te krizes para se te eskalojë ne disfavor te popullit kosovar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  PO , PO

                                                  Zoti moderator , pse nuk e pub;likoni komentin tim ? ! Aty jam duke thene nje te vertete ne driten e diellit .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tiransi

                                                    Ardit je munduar kot ,Shqiperia ndihmoi Kosoven ,Amerika po ,Europa po ,cfare duhet me be me shume ,ti e di mire se Kosovaret ne shumice jane ( dru me pre ) mire do jete qe Amerika ,Europa e Shqiperia te mos meren me keta idiota ,sa per shkrimin e Bukoshit i theme bravo te qofte ,megjithese nuk e kam pelqyer per cfare beri ne Shqiperi !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Skraparliu

                                                      Te paskan ardhur mente Bujar Bukoshi se kur te ndersente Sali Berisha bashke me trimat tuaj digjnit e shkateronit cju dilte para ne shqiperi ne vitet 97,98 keshtu po veprone dhe Kurti tani dhe ke dhene nje vlersim te sakte per te por nuk opozite ne Kosove qe tja fuse kembet ne nje kepuce ketij bytheci icili u mundua ne shqiperi te beje trazira per hater te saliut dhe te ilirit tani i eshte drejtuar perndimit dhe veriut te kosoves po bythe le ta beje vetem por do iki me vrape te breket e gruas ne suedi mos te hiqet kaq patriot po e shikojme me shqiperine sa nuk i pelqejne edhe DOMATET tona qe shkojne ne gjithe europen.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Heretiku

                                                        Qeveria e Kosoves duhet te gjeje nje zgjidhje sa me te shpejte dhe optimale per situaten e krijuar, ne bashkepunim te ngushte dhe koordinim me shtetet perendimore.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nga Bergamo Italia

                                                          Fantastik. Për herë të parë që lexoj diçka të Bugoshit. Vetëm e kisha dëgjuar dhe asgjë më shumë. Por, mendoj se ka qenë dhe është shumë inteligjent. Njeri me kulturë e me vlera të mëdha. Tamam burrë shteti. Gjynah që nuk është më në politikë. Mendimet e tija patriotike janë një thesar për Kosovën. Ju uroj jetë të gjatë. Nga Italia

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Antigonea

                                                            Cdo gje eshte e qarte edhe nga intervista edhe nga historia. Kosova kurre nuk e arrinte kete status qe ka marre sot, sepse me Serbine as nuk mund te mendohej te perballej. Ishte nje proces i gjate, i filluar nga Rugova e Bukoshi. Edhe ndopnje gabim i bere dihet, por Bukoshi parakalon tere ate proces ne interviste, ne kancelarite perendimore, ne Shtepine e Bardhe. Te gjitha keto sakrifica ta pallogariteshme, kulmuan me krijimin e UCK dhe nderhyrjen e NATOS dhe spastrimin etnik te Miloshevicit. Ku eshter Albini ketu, cfare kontributi ka ky SPERME, qe jo vetem me Perendimin por edhe me vete Kosoven qe ka hedhur bomba ne Parlament. Ky njeri shume i rrezikshem, duhet larguar me cdo kusht. Ky do vetem pushtetin pa kontribute, llogarite e tija jane te gabuara qofte ne drejtim te balances se forcave, qofte te ekonomise. Edhe ne kete rast, e gjithe kjo behet per zgjedhjet e pergjitheshme, te rrise perqindjet, duke qene se lokalet i humbi ne menyre spektakolare. Po te jete burre, te jape doreheqjen, te shpalle zgjedhje te pergjitheshme, te beje referendum se cila eshte rruga qe duhet ndjekur, dhe te mos krijoje VV ne Shqiperi e te marre pjese ne zgjedhje ketu ne Shqiperi. Ky delirant panshqiptar duhet te izolohet. Sa me shpejt populli ne Kosove ta beje kete, aq me mire do jete. Sa per Bukoshin, ka folur ne menyre te qarte, te drejte, te llogaritur, duke dhene me shume detaje sesa duhet. Bukoshi ishte mjek, dhe simjek ati mund te jetonte shume mire kudo, ndersa Kurti eshte nje mashtrues, demagog dhe pa asnje profeson (skill). Pluhuri i harreses do ta mbuloje.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              D.Didani

                                                              Gjeja me e cuditshme eshte se: ALBINISTAT DHE BERISHISTAT jane ne nje mendje!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shikohet problemi politikisht dhe jo realisht!!! Ky grup militantesh,cfardo qe te bej dhe te thote Rama,eshte tradheti ndaj Kosoves dhe ne sherbim te Vucicit BACA....me qindra here ja ka "futur" Kosoves dhe militantet thone plot histeri: "Baba na shpeto"....na e "fut" ti se ashtu i do mushka drute! Si do behet valle???? Situata eshte serioze. Populli e do Albinin dhe kjo eshte tragjike!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. i
                                                                ish Gazetar ne Kosove

                                                                Dr. Bujar Bukoshi pervecse eshte nje hajdut i fondit te 2% te Kosoves te mbledhur nga Diaspora kosovare kudo neper Europe dhe Amerike per mbi 5/vite para nisjes se luftes ndaj Serbise, me Qeverine e Tij kukull ne ekzil ( ne Gjermani zyrat kryesore), duke mashtruar dhe LDK dhe Ibrahim Rugoven. Por ky Mjek eshte dhe miku i ngushte i Dr. Sali Berishes, nje mentalitet Komunist e Fashtist MIX, por disi me i "urte ne tip" ne te folur e paraqitje, por thengjill i mbuluar gjithmone (hidh gurin e fshi doren), sepse ndertoi e financoi nje Ushtri mercenaresh shqiptare dhe nga vende te ndryshme te Ballkanit (te gjithe kriminele, ku shumica ishin apo sa kishin dale nga burgjet e ish-Jugosllavise) duke e perdorur kundra UCK dhe duke e sjelle ne Veri te Shqiperise (kryesisht ne Tropoje), ku sterviteshin e ushqeheshin e me pas godisnin UCK. Por kjo ushtri kriminelesh i Dr. Bukoshit ne 1997 ka zbarkuar fillimisht ne mbeshtetje te paramilitareve te Sali Berishes per te goditur e vrare shqiptaret, qe ishin ngritur ne revolte te drejte kunder qeverise se Sali Berishes e PD ne ate kohe, qe ju vodhi mbi 1.5 Miliarde Dollare US me ane te Firmave Piramidale te bekuara drejtpersedrejti nga vete supe/krimineli Shqiperise post-komuniste Sali Ram Berisha. Pra: Bujar Bukoshi eshte i njejte me Sali Berishen, hajdute dhe kriminele/vrastare, ndaj shqiptaret kudo jane ne dy anet e kufirit keto dy super-monstra duhet ti hedhin ne Koshin e Plehrave, duke i marre me pare gjithecka kane pasuri disa Miliardashe Dollare e Euro e denuar sipas Ligjeve te Demokracise me burg. Dhe pak e kane, por jo vetem se kane dhe taborre nga pas.!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. V
                                                                  Veshgusi

                                                                  Bujar Bukoshin agjent i UDB-SË që mbahej ne lidhje nga zbulimi shqiptar dhe takohej ne Vjenë nga sekretari i parë i ambasades tonë në Beograd Veip Proda.Bukoshi ndimoj ne 97 Saliun me trupat e Farkut per te shtypur revolten në Shqipëri.Saliu bëri Veipin zv/minister.Doni më për Saliun

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje