Abazoviç: Kushdo që është për një Mal të Zi evropian është i mirëpritur

12 Qershor 2023, 09:39Rajoni TEMA

Abazoviç: Kushdo që është për një Mal të Zi

Dritan Abazoviç ka theksuar se koalicioni “Hrabro se Broji” do të jetë shtylla kryesore e Qeverisë së ardhshme.

I pyetur se si e komenton mesazhin e liderit të “Lëvizjes Evropë Tani” se nuk do të negociojë me URA-në edhe nëse demokratët do të negociojnë veçmas, Abazoviç thotë se për të kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur.

“Dhe mos e prishni tani… Ne kemi qeverinë, presim parlamentin. Spajić mori më shumë, le ta bashkojë. Kjo nuk është një pyetje për mua. Për ne, kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur…”, tha Abazovic.

I pyetur nëse kjo do të thotë se URA do të jetë me DPS-në në Qeveri, Abazoviç tha se nuk do të negociojnë me ta.

“Për ne nuk janë të pranueshëm vetëm personat që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këta njerëz njihen në disa opsione politike. Është herët të flasim për kombinatorikë”, tha Abazoviç.

1 Komente

  1. s
    shqip

    Ne P.S. ti europjani me gjak Serb.Je nje funderrrine qe din ca llafe shqip dhe te vjen turp per paraardhesit e tu.FU.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje