Parregullsi gjatë votimeve në Mal të Zi, konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit të votimit

11 Qershor 2023, 15:57Rajoni TEMA

Parregullsi gjatë votimeve në Mal të Zi, konflikt mes votuesve

Teksa në Mal të Zi po zhvillohen votimet, në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A.

Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.

Incidente të tjera lidhen me fotografimin e fletës së votimit, përdorim i celularit nga komisionerët, ndërsa në disa QV ka mungesa të anëtarëve të komisionit të votimit.

Lini një Përgjigje