Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i Malit të Zi: Të mbahen zgjedhjet e reja dhe të themelohet Asociacioni

11 Qershor 2023, 11:59Rajoni TEMA

Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i Malit të Zi:

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç është shprehur se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviç.


“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, ai është përgjigjur se fillimisht zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës. I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviç deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje. “Duhet, sepse duhen dy për tango”, shtoi ai.

2 Komente

  1. L
    Labeati

    Dalngadale po e nxjerr sqepin

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Filloi te flase tani edhe ky serbi tjeter " I moderuar ".

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje