Drafti i Ramës për Asociacionin, Konjufca: Rama gaboi, s’u ul të fliste me Kurtin

10 Qershor 2023, 14:43Rajoni TEMA

Drafti i Ramës për Asociacionin, Konjufca: Rama gaboi, s’u ul

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka cilësuar si të gabuar e veprim të njëanshëm iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ditë më parë bëri të ditur se ua ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, draft ky i cili është hartuar në bashkëpunim me disa prej ekspertëve më të mirë amerikan dhe botërorë në këtë fushë.

Konjufca, në një prononcim të shkurtë para gazetarëve pas manifestimit të 145-të të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, tha se kryeministri Rama nuk do të duhej të ndërmerrte një iniciativë të tillë pa u ulur e diskutuar paraprakisht atë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash, por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes.

Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh, ky ishte një veprim i anshëm”, ka thënë Konjufca.

Sa i përket paralajmërimeve të ShBA-së dhe BE-së për paralajmërim të sanksioneve nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat për tejkalim të situatës në veri të vendit, ai ka thënë se institucionet e vendit janë duke punuar ngushtë me aleatët që kjo situatë të tejkalohet.

“Mendoj që institucionet tona dhe ministritë tona janë duke punuar ngushtë me aleatët edhe partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, shtoi ai.

8 Komente

  1. k
    km

    O te hyfte kunji .Kur Rama flet Ju thoni pse foli,jemi ne,kur Rama nuk flet thoni pse nuk flet Rama.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xoni

      O Glauk, Rama nuk ka vepruar me emer te Kosoves por ne emer te Shqiperise dhe nuk ka pse konsultohet me Kurtin.Pastaj historia do vertetoje se kush ja don te miren shqiptareve ketej dhe andej kufirit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriota te rreme

        Por ju me “veprime te tilla”po ja kajni nanen Kosoves.Al bini po e ndihmon vuçiçin se asht ne situate te veshire.Kamikaze

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Rama qe me fillimin e krizës ne veri nuk ka qene dakord me veprimet e qeverise se Kosoves por ka qene ne dakortesi me nderkombetaret,keshtu qe Kurti as do t'a priste Ramen e jo te pranonte te lexonte draftin e Rames.Qekurse Albini eshte ne pushtet Kosova ndodhet larg me Shqiperine

          Përgjigjjuni
          1. D
            D. Krasniqja

            Glauk ti dhe ju te tane o jeni budalla o bani si budallica qe skeni mund me kuptu qi Edi Rama eshte narcisist nuk mund me qendrue pa u ba protagonist per do gjana. Ai vu smundje psikike dhe sdon shqipen e kosoves aq me tepri ia kall fatin. Ai don veç Edi Ramn. Ia ka mush vetes me mendue se ash lidere nderkontinental dhe jo veç ballkanas. Po ju ecni para me kpucat tuja leni at mendjashull.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @

              O ty të rroft kosherja se bleta të paska hik . Bash mirë ja paske ba që ti Rams halla hile se ai vertet si do shqipet e kosoves prandaj i boni ministra e shqipen tjeter e vuni ne krye të SHIK - ut or ti shoq Krasniqja. O ti na hanksh bash ate qe sthuhet o analfabet se boll u mundova ta shkruaj ne dialektin tend .

              Përgjigjjuni
            2. b
              bashkimi per drejtesi

              Ju Vetë fundosja e keni braktis - lëçit dhe injorua e fye skajshmërish Shqipërinë, UÇK –n, SHBA , BE dhe NATO-n deri në ekstremin më të pistë. Kryeministri shqiptar EDI RAMA u tregua burrë shqiptarë. Përkundër të gjitha marrive tuaja po mban gjallë faktorin shqiptar në Kosovë dhe mbron interesin Republikës së Kosovën. Z. Rama në të gjitha instancat ndërkombëtarë sidomos në OKB bënë luftë për kombin dhe hapësirën shqiptare. Nuk është problemi i Drafti i Rames për Asociacionin sepse atë ia kanë kërkua burrështetasit fort të botës dhe ka bere mirë sepse ata kanë dhjetëra apo qindra Drafte në tavolinat a tyre dhe ju nuk keni reaguar për asnjërin. Ju as që keni lexuar dhe flisni armiqësisht!. Projektin tuaj të pranuar në Ohër për Zajdenicën po mbani fshehtë. Nuk pyesni asnjeri, nuk keni diskutua as në Kuvend as me partitë pulitke e as me shoqërinë civile e nuk përmendni çfarë mendon populli dhe ta thotë fjalën e vetë në referendum, a por bëni sehir pas qosheve me Vuçiqin Ju mund të shani të fyeni e bëni çfarëdo tjerë bile edhe ta djegin Kosovën si dhjeta herë, kjo ju ka hije sepse shtetësinë e Kosovës e mohoni që nga viti 2006 kur filluat betejën për zhbërjen shtetit të Kosovës. Mashtrimi dhe gënjeshtra nuk kanë kufi

              Përgjigjjuni
              1. R
                Remi

                Po ik or Koqe meso Shqip first.Kur nuk flet Rama,pse nuk flet Ram Tradhtari.Kur flet Rama dhe mundohet tju fusi ne Brazde,se po e dhisni me te gjithe,thoni pse Nderhyn Ram Tradhtari.Oh ju Shkerdheft Derri Motrat dhe Nanat:Po mire more Kurva politikane,pse kur Kurva Sali vrau Remzi Hoxhen(Kosovar si ju),i dha Mijra Bote Nafte Milloshevicit tju Digjte te gjalle,pse kur Kurva Berisha Vriste Antaret e UCK ne Tirane,ose i ngrinte prita me Serbet dhe i vriste ne kufi,ju nuk thoni asgje.Pse?Se Kurva Sali Krimineli eshte nga Veriu,afer Kosoves,dhe ky tjetri eshte Ortodoks,katolik,a cfare dreqin eshte.Ju e Shkerdhyte Kosoven si Shtet,shume shpejt Amerika do ju nxjerre Non Grata,per Krijues te sherreve me Serbet.Pis Milet,i bete Serbet te duken Viktima dhe Kosova Lufte nxitese.Mos u merr me keto Pisa me or Rama,qenke Idiot i madh qe nuk zike mend.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje