Qeveria e Kosovës “hedh poshtë” draftin e Ramës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

10 Qershor 2023, 09:18Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës “hedh poshtë” draftin e Ramës: Nuk

Qeveria e Kosovës nuk e ka mirëpritur draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri.

Zv.kryeministri kosovar, Besnik Bislimi ka thënë se ky draft nuk është i rëndësishëm.

Ai është shprehur se kjo çështje është mes Kosovës e Serbisë dhe në rast do të kenë nevojë për përkrahje gjatë negociatave, atëherë do të kërkonin ndihmë.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drjet normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve.

Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin.

Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë”, deklaroi Besnik Bislimi për Al Jazeera Balkans.

Rama bëri me dije gjatë një konferencë për shtyp se i kishte dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë të pavarur dhe i udhëhequr prej tij.

Kryeministri tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulen dhe të diskutojnë për të ulur tensionet. Ai theksoi se Kosova nuk duhet të prishë marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

3 Komente

  1. J
    Jeta

    Nuk kerkuat ndihme? Po mos turreni me kamiona e karroca dretj kufijve te Shqiperise kur t'ju vine milloshevicet ne Prishtine!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ik ti or legen te dhjefsha rracen, se i ndihmore ti keta kur erdhi Miloshevici > Keta i ndihmoi Amerika jo ti o bajge . Dhe shume mire ja bene ketij qelbesires Rama , ky sheretor i neveriteshem i Vucicit , qe ben politiken e Serbise ndersa paguhet nga taksat e Shqiptareve . Bravo qeveria Kurti !

      Përgjigjjuni
    2. L
      Li

      Uthulla e fort thyhen enen e vet thot nje fjale e urte popullore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje