Albin Kurti nga Kroacia tregon se kur do t'i tërheqë forcat speciale!

9 Qershor 2023, 16:40Rajoni TEMA

Albin Kurti nga Kroacia tregon se kur do t'i tërheqë forcat

Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, i cili po mbahet në Dubrovnik.

Ai theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në ‘botën serbe’ dhe e krahasojnë me botën ruse…këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviçin apo Putinin”, tha Kurti sipas N1.

SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kurtit këtë javë që të largojë kryetarët nga ndërtesat komunale dhe njësitë speciale të policisë që ndihmuan në vendosjen e tyre në komunat veriore.

Kurti tha se Kosovës “i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje” ndërsa shtoi semund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse “ekstremistët e dhunshëm” ndalojnë trazirat.

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, tha Kurti.

Në muajin mars, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila de facto do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiç refuzoi ta nënshkruajë atë.

 “Është një arritje e madhe e BE-së. Kemi arritur në një situatë ku Kosova dhe Serbia përfundimisht kanë një marrëveshje për normalizim”, ka shtuar Kurti.

Kurti po merr pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, e organizuar nga eurodeputeti kroat, Tonin Picula në Dubrovnik.

“Kroacia është një partner dhe aleat lider dhe ne e shohim Kroacinë si një shembull shumë të suksesshëm në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai tha në Dubrovnik se “Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe tha se iu bashkua dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, i cili lehtëson bisedimet”. 

2 Komente

  1. x
    xha Beqo

    Albin je koka tjeter e shqipes me dy krena, asnje kundershti s'ke me Ramen ecni PERPARA!!1!!

    1. F
      Faslliu

      Mor katundar muti, pordh të mdhaja me amerikën, e kush ti, një zhuls, që erdhe në pushtet me molotov, e gaz/sjellës. Burri keq, sa kurrë nuk ke mbajtur një qëndrim për njeriun që theu embargon, sali berisha, njeriu që furnizoi me naftë, makinerin e luftës, ku ata që bënin luftën dhe i sollën lirinë kosovës, ishte aleatja më e madhe, amerika, bashk me ata burra që sot, përballen në hagë me akuza që nuk i beson kërkush, dhe ti si burr i keq, kurrë nuk fole një herë një fjalë për ata, që ta dhanë ty shtetin të Lirë, ku ti sot, trash qafën me vjosën. Qëndro me berishën se dënimin njësoj si berisha do ta marësh.

      Lini një Përgjigje