Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Behgjet Pacollit: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë se më tallnin

9 Qershor 2023, 09:14Rajoni TEMA

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Behgjet

Behgjet Pacolli tregoi në emisionin “Opinion” këtë të enjte historinë e pabesueshme të tij, që nga fëmijëria e deri te ngritja e pasurisë. Ai tregoi një rast ku udhëtoi me tren për 69 orë për të shkuar në Hamburg. E këtu duhej ta priste daja, por nuk e kishte marrë telegramin e tij.

E kështu e gjeti veten vetëm në mes të stacionit pa para as për ushqim. E nga ky moment, Pacolli tregon se ka nisur fillimi i tij. 

Ai u njoh me një sirian që i dha për të ngrënë edhe që thotë se i hapi rrugën për t’u bërë ai që është sot. Dhe me atë person, i cili quhet Ramazan, Pacolli tregon se e ruan ende komunikimin.

Behgjet Pacolli: Unë dal, ishte ende errët dhe shoh në fund të rrugës një dritë të kuqe dhe shkoj drejt atje. Aty ishte një piceri dhe aty ishte fillimi im për arsye se krejt pas atyre peripecive kërkoj të më japë për të ngrënë. Unë kthehem. Pas disa metrave ai del jashtë dhe unë kthehem mbrapa. Unë kisha ty vetëm një pjesë të letrës, 50 denarë të Jugosllavisë. Asgjë tjetër. Ato bënin ndoshta 2-3 marka.

Blendi Fevziu: Mbërrite në Gjermani me 3 marka në xhep dhe u ktheve nga Gjermania me 3 miliardë.

Behgjet Pacolli: Aty kthehem tek ai. Ai më jep pica të ha dhe aty është fillimi im. Ai burrë, tani burrë se atëherë ka qenë djalosh është i Sirisë. Besoj se është ende gjallë se e kontaktoj shpesh. Ai punonte në atë piceri aty dhe ishte vetë student i vitit të katërt në diplomaci. Kishte bursë nga shteti i tyre. Ai m’i hapi rrugët, më tregoi si të shkoj në universitet. Më jep mundësinë të punoj disa muaj. E ruaj raportin me të. Shkoj shpesh, Ramazan e ka emrin.

Ai tregoi një episod, ku rrëfeu se si ishte ndjerë nga komentet e bashkëmoshatarëve të tij pasi kishte qenë i veshur me pantallona dhe këmishë të grisur:

“Më thonë ti ku po shkon kështu, ti tani je student duhet të vishesh më bukur. Unë kisha ndoshta pantallona të grisura dhe një këmishë po ashtu të grisur. Ai moment është i paharruar për mua. I kam shikuar ata. I kam parë që kanë qenë të veshur bukur. Mua më kanë dalë lot në moment dhe kam filluar të eci. Më dolën lot, pak a shumë edhe krenari edhe inat. Ishte ai momenti emocional i cili funksionoi në të gjitha mënyrat dhe unë u drejtova me shku në shtëpi. Kisha një mundësi me shku me autobus në shtëpi. Kam harruar fare që ka autobus. Kam shkuar në këmbë”, tregoi ai.

Më tej Pacolli rrëfeu: “Kam ardhur ora 3 e mbasdites. Më kujtohet nëna ime. Ajo më fshiu vrazhgët e lotëve që kishin rrjedhë. Dhe më tha pse ke qarë. I thashë këto kanë qenë djersë. Ajo e kuptoi. Aty i kam thënë që do shkoj te daja. E vetmja mënyrë aty me e qetësu ishte kur i thashë që do të shkoj tek daja. Daja ishte vëllai i saj jetonte në Hamburg. Ajo tha nëse ke vendosur, shko, por mos harro që ne jemi këtu dhe duhesh me u kthy. Babait nuk i kam treguar fare”. 

3 Komente

  1. B
    Bato

    Respekt te thelle per kete njeri!

    1. P
      Po

      Keto peripeci i kan kaluar 99% e shqiptarve te viteve 90. Pô per tu kthyr me miliarda ata te 90 se di

      1. R
        Ramazani

        Kanë kajt do sa kanë mujt, e jon nisë me ßa marka po sjon kthy asnjoni me tre miliard.

        Lini një Përgjigje