Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipit menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.
“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime.
Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.
Një ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi para gazetarëve se ka përgatitur një draft statut për Asociacionin të cilin ia kishte dërguar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman, Scholz.
Po ti lexoje para dhe pastaj flit, ku I dihet mbase eshte edhe me I mire se ai qe ka pergatitur ekipi menaxhues serb. Jo keshtu me vllain se nuk te ka hije, e ke dhe binjak pale.
Hahahaha Kjo eshte tamam komedi hahaha Ky tabi ben sikur s’di gje . Hajde jaragjoze hajde . Tani u vertetua perfundimisht qe drafti i Rames eshte loje e Rames dge Vucicit
Po do beje dhe ky sikur sdo se ndryshe nuk behet I besueshem piktori shejtan budalla
sebastia je thjeshte nje palco.