Ramush Haradinaj: Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

9 Qershor 2023, 22:10Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj: Kosova po kalon momente të vështira, për shkak

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se vetëm të koordinuar me Amerikën dhe Bashkimin Evropian mund të fitohet beteja finale me Serbinë. Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që të rreshtohen sipas tij, me aleatët dhe të  mbyllet njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.

I pari i AAK-së tha se mospranimi i sugjerimeve mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën.

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes. Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot. 

Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”, shuan ai.

Ish-kryeministi i vendit thotë se kjo është thirrja e fundit për drejtuesit e vendit.

“Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces”, shtoi ai.

3 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Edi Rama, në prani të mikut të tij Vučić e quajti kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj "i paditur klasik". Rama, për mikun Vučić u konfrontua me të gjithë në Kosovë! E neveritshme!

    1. K
      Kosovari

      Çfare opozite jeni ju ? me keq se opozita ne Shqiperi ,komandant leri llafet por dili per zot Kosoves siç dole ne lufte me UÇK ,

      1. F
        FlamurbStruga

        Ramush o analfabet,drejto gishtin tek lideri besnik i milosheviqit,tek grupet e wagnerit,tek uligantet qe me tere urrejtjen e nje grup hienave,sulmuan policine,gazetaret,ushtaret e Kforit!Te jesh verte kaq injorant do te thote se ramushit i ka avulluar logjika ,e ka perzier me borell lajcakun hill escobar ,vucic ndergjegjen qe ngaterrojne naten nga dita,kriminelet nga viktimat.Ramushmos vrapo nga karrikja se ate nuk e meriton ,nuk e ke aftesine e duhur per te komunikuar e lere te behesh lider.Ja si ky ramoja i konvenojne fashisteve rusoserb ,sepse me te ketillet manovrojne dhe planet e tyre djallezore i realizojne ashtu si i duan ata.Per momentin ,Republika e Kosoves,Kryetaren e Shtetit xonjen Vjosa Osmani dhe Kryeministrin z,Alnin Kurti ( me te gjitha institucionet qe e perbejne Republiken e Kosoves)i kane kuadrot qe me aftesite e tyre me kembenguljen titanike per te mbrojtur interesat ,lirine ,pavaresine e Republikes te Kosoves,jane me te miret,Kot perpiqen debilet ,aspiratat te pooullit do realzohen.

        Lini një Përgjigje