Lejoi të shfaqej filmi shqiptar, Serbia arreston drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

10 Qershor 2023, 10:38Rajoni TEMA

Lejoi të shfaqej filmi shqiptar, Serbia arreston drejtorin e

Policia e Serbisë ka arrestuar në shtëpinë e tij në Nesalcë, Jetmir Ismailin, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ai lejoi shfaqen e një filmi nga shqiptar të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Ndaj këtij veprimi të shtetit serb ka reaguar Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, sipas të cilit, aktualisht, i arrestuari Ismaili është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

“Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër, po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, shkruan Lutfiu.

Ai tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.”

Për këtë arrestim, një reagim është bërë edhe nga Kosova. Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani,  në  një postim në Twitter, ka shkruar  se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiqit.

“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës”, shkroi Vela.

6 Komente

  1. D
    Deda

    Shiko c' behet keta qe bene kete gje eshte vertetesia se kush Jane duan Edhe Autonomia ne Kosove dhe asnje nuk arrestohet kurse te mbyllin gojen dyte veshet?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Mire tua bejne kerkoni asosacionin mos rrini e qahuni

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama Vučić

        Open Balkan ????

        Përgjigjjuni
        1. A
          AX

          Pengimi i shfaqjes se filmit eshte KRIM fashist i serbeve. Por fashizmit dhe hegjemonizmit ne si shqiptare nuk mund ti pergjigjemi me te njejten monedhe pasi jemi komb i civilizuar perendimor. Permes ketij lajmi mesojme se paska nje Keshill Kombetar Shqiptar ne jugun e Serbise, pra nje strukture vetadministrimi e shqiptareve atje. Perse Kosova nuk themelon te njejten strukture te serbeve ne Kosove?!

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Ketu duhet te pakten ministria e jashtme shqiptare, nuk pretendoj KM-in, se eshte shume i zen me draftin konfidencial ( vetem Makron-Sholce gjysma e botes eshte ne dieni),por te pakten, ministria e jashteme, duhet te dali me nje qendrim publik, dhe ti kerkoje shpjegime Serbise????!!!!! apo edhe kete na i marrin per provokim te Serbeve e na kercenon ambasadori Hill me pasoja!!!!

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Rama ne vend qe te kerkoje reciprocitet per shqiptaret e Lugines Presheves qe te kene te drejtat qe gezojne ose kerkojne te tjera serbet ne Kosove qan hallin e sebeve per shkeputje nga Kosova . Le ti shkruaje letra tani Makronit e Sholsit per shkeljet serbe qe tregon brutalitetin e tyre ndaj ngjarjeve reale te genocidit serb. Prandaj pa kerkuar falje per viktimat e luftes Serbia dhe pa reciprocitet nuk do kete barazi e per rrjedhim paqe afatgjate ne rajon.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje