"Nuk ndalim protestat", përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiçin në Beograd

12 Qershor 2023, 16:20Rajoni TEMA

"Nuk ndalim protestat", përfaqësuesit e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi sot përfaqësuesit e listës serbe për të folur lidhur me situatën aktuale në Kosovë.  Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS.


Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiçin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se kishte marrë me vete dhe video ku tregonin arrestimin e Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç. Rakiç tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, as ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo parti ka kërkuar lirimin e dy serbëve të arrestuar.

Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiç është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

2 Komente

  1. K
    Kosova mesjetare

    Serbët tepër të organizuar dhe me ide të qarta se si të krijojnë situatën në favor të tyre hap pas hapi. Demek tani Vuçiç ka të drejtë të ndërhyjë në punët e Kosovës se serbët po ankohen. A ka sy në ballë Kurti I Kosovës sëbashku me anëmen presidente që nuk dihet ku është???

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Lista Serbe ka mbeshtetjen e gomarlleqeve te Albin Kurtit, ne rastin me te mire, po qe se nuk eshte abshkepunetor i tyre...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje