Haradinaj: Lirinë tonë e bëri kuptimplotë përkrahja e SHBA-ve dhe NATO-s

12 Qershor 2023, 13:00Rajoni TEMA

Haradinaj: Lirinë tonë e bëri kuptimplotë përkrahja e

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke thënë se për këto vjet në liri, Kosova është ndërtuar dhe është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht.

“Të përulur përjetësisht, kujtojmë e nderojmë rrugën e gjatë dhe përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore.

Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.

Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë”, ka shkruar ai.

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Po, shume e vertete, por kjo nuk do te thote se ata kane te drejte te bejne c'te duan me Kosoven. Kuptohet se Perendimi kerkon ta beje per vete Serbine, nderkohe qe Serbia nuk heq dore nga mbeshtetja per Rusine, si dhe e ka me komode te kerkoje leshime prej qeverise kosovare se sa ne bashkepunim me policine kosovare te vendose rregullin e munguar e toleruar nga vete KFOR-I. Prandaj ve ne levizje marionetat Rama, Ramush

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jona

      Rama me Haradinajn jane politikane qe nuk e kane lene vendin e tyre, zoti "emigrant".

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje