VIDEO: Shkoi të takonte kryetarin shqiptar që ka 16 ditë "i ngujuar", sulmohet në Leposaviç ministri i Kosovës

13 Qershor 2023, 11:27Rajoni TEMA

VIDEO: Shkoi të takonte kryetarin shqiptar që ka 16 ditë "i

Makina e ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu është goditur me vezë dhe ngjyrë të kuqe nga serbët e grumbulluar para ndërtesës së Komunës së Leposaviçit. 


Mediat serbe shkruajnë se ngjarja është shënuar në mëngjes kur ministri i Infrastrukturës, ka qenë duke dalë nga ndërtesa e Komunës së Leposaviçit.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për ta vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.

Më momentin kur ka dalë serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të makinës së ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

 

1 Komente

  1. U
    Union Army USA

    Incidente te krijuara vete nga keta katunaret çecen, ShBA nuk e cliroi Kosoven qe te degjeneronte ne kete shfaqje cirku shtasesh pederaste por do ja gjejme fundin e hidhur edhe Albas dhe doses se tij

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje