
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi gjatë një interviste në mediat vendase se situata në veri të Kosovës është tensionuar dhe nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për banorët e këtyre zonave.
I ftuar në televizionin Happy, pas takimit me serbët e veriut, lideri serb u shpreh se vendi i tij është i gatshëm për kompromis për tejkalimin e kësaj situate, por është e nevojshme që 4 kryetarët e komunave të japin dorëheqjen.
“Ne jemi të gatshëm për kompromis, thjesht po ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqje. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojë formimi i Asociacionit”, tha Vuçiç.
Më tej, presidenti i Serbisë dha detaje për takimet e fundit që ai pati me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Lajçak dhe atë të SHBA-së, Escobar.
“Kam pasur një bisedë jo aq të lehtë me Miroslav Lajçakun, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Situata po komplikohet dhe më shqetëson shumë.
Nuk mendoj se duhet të them se cilat shtete janë. Kam respekt të madh për kancelarin Scholz, jam politikisht i afërt me presidentin Macron. Ishte një bisedë shumë e vështirë. Duhet t’i kuptojmë, ata nuk duan luftë, konflikt.
Neve na takon të ruajmë paqen, interesat e popullit tonë, që kombi ynë të mbijetojë. Prandaj nuk është e lehtë të flasësh as me serbët nga Kosova”, tha Vuçiç.
KY ESHTE EDI RAMA NE BYTH MASHTRUES DHE AKTOR I PAFTYRE. E BON KET DEKLARIM PER ME JA MBET TOPIN ALBINIT I CILI ESH I VETMI QE JA BON PAQ KTIJ DHE ED RAMES. MOS IA HAP UDHEN ALBIN DJALI LE TE ULERAS E GERTHAS VUCIC DHE ED RAMA. MOS U TERHIQ PSE GERTHASIN KETO SORRA. BOJ AT QE THON KONVENTAT DHE AKT MARREVESHJA E BE SHBA. LENE KET SHALQININ E MILOSHEVICIT VUCICIN DHE ED RAMEN E KRISTAQ ENVER HOXHES . BO ME AT QE ESH MA E MIRE PER KOSOVEN
Ore Vuçiç po asociacioni i komunave shqiptare në serbi kur do filloj apo bëj si them unë e jo si bëj unë...
Vucici kerkon ta injoroje planin e Edi Rames, i cili ka bere nje plan gjithperfshires te Shqiptareve ne Serbi, dhe Serbeve ne Kosove. Kete variant nuk e do Vucici, kerkon te kete gozhde Serbe ne Kosove, por jo Presheve Shqiptare ne Serbi. Albini po luan me Ameriken, do e pervelojne.