Kurti publikon propozimin me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri, ndryshe nga ai që ia kërkoi BE-ja

13 Qershor 2023, 11:43Rajoni TEMA

Kurti publikon propozimin me pesë pika për shtensionimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar një plan me pesë pika për de-përshkallëzimin e situatës në Veri, por plani i tij nuk është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Hapi i parë është sundimi i ligjit në Veri të Kosovës. Situata atje nuk është normale për një kohë të gjatë, por esklaimi e bën urgjent ndërhyrjen”, tha Kurti duke shtuar se hapi i dytë është “sigurimi i menjëhershëm dhe identifikimi, ndjekja penale dhe gjykimin e gjithë sulmuesve në Veri të Kosovës.

Si pikë të tretë, Kurti ka renditur faktin që “grupet e dhunshme tërhiqen” derisa “prania e policëve zvogëlohet”, por në proporcion me zhvillimet.

“Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë”, ndërsa pika e fundit është që “Qeveria e Kosova koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme, por në një atmosferë të lirë demokratike dhe të papenguar liberale”.

Si pjesë e kësaj pike, në planin e Kurtit është që “Kosova dhe Serbia kthehen në dialog” dhe “BE siguron plan-renditje të zbatimit të Marrëveshjes Bazike”, kurse “udhëheqësit e dy shteteve takohen gjatë kësaj jave”.

Kurti tha se këto janë pikat dhe se “kjo është oferta ime, unë pres përgjigje”, kur iu tha nga gazetarët se pikat e tij nuk janë në përputhje me ato që ka kërkuar Bashkimi Evropian për de-eskalim.

“E keni parasysh që unë kam shprehur gatishmërinë time për de-eskalim dhe pika e parë është sundimi i ligjit. Dhe ku ka nevojë më shumë se sa në veri të ketë ligj. Ne jemi plotësisht të angazhuar me përgjegjësitë tona dhe me vlerat e BE-së, prandaj edhe në takim në Bratislavë, por edhe në takimin në kryeministri me Escobar dhe Lajçak ka qenë konstatim i përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Unë jam i interesuar që të ketë zgjedhje të reja në Veri. Kjo është oferta ime, unë pres përgjigje.

4 Komente

  1. l
    liliputi

    Rrushi i lales ka harruar edhe nje pike qe per fondamentalistin Kurti eshte kyçe:Qe te gjithe serbet qe kane marre pjese ne protesta duhet ti kerkojne falje ketij kllouni minimalisht duke u ulur ne gjunje dhe me bythe perpjete!Mos te harrojme ketu edhe kerkimin e faljes nga ana e Escobarit per qendrimin e gabuar te tij ,nga ky personalitet i SHBA-se ,ku ky i fundit harron qe eshte Kosova pa eshte Amerika!Na ka deklarue ky" Rrofte kombi Kosovar me Albin Kurtin ke kry".Se fundemi ky klloun ka deklarue se "na kerkome marrdhenie te mira me te gjithe fqinjt tane si me Serbin ,Shqiperin ,Malin e zi dhe Makedonin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Bol ti o legen.Nje injorant si puna jote do na jape keshilla per Kurtin, Boll o shkerdhate muti, se Kurti ka plotesisht te drjete dhe Amerika eshte me Kurtin, po ti nuk e kupton dot se je hajvan

      Përgjigjjuni
    2. 7
      77

      I shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen e plote zotit Kurti, megjithate kisha vetem dy sygjerime; e para, ne fjalorin e kurtit ka ca fjale te huaja pompoze qe ma vrasin veshin. Mendoj qe saktesia e mendimeve politike te kurtit dhe nje dialektike korrekte, e artikuluar mire jane te mjaftueshme. E dyta, nuk mendoj se nderkombetaret i detyrohen pergjigje. Ne dialektiken e Kurtit duhet te kete sens mase, qendrim realist per peshen e tij dhe tju lipse nderkombetarve bashkepunim, mbi perpjekjet e qeverise se Kosoves te artikuluara ne propozime konkrete dhe mbi parimet qe fatekeqsisht nderkombetaret, edi rama dhe serbia, mendojne se jane te drejta per kedo, por jo per shqiptaret. Kurti nuk duhet kurre te harroje qe lufta me Serbine u fitua sepse Perendimi qe i quante shqiptaret terroriste, mori krahun e shqiptarve per te shpetuar fytyren nga masakrat e Milloshevicit ku vete perendimi mund te kosiderohej nje bashkepuntor i heshtur i atij gjenocidit. Edhe sot e vetmja menyre per te terhequr Perendimin nga oportunizmi i tij klasik drejt te drejtes se Kosoves per respekt nderkombetar dhe siguri nga Serbia, duhet ta veme boterisht Perendimin, perballe atyre parimeve per te cilat Perendimi mburr veten kudo ne bote dhe i jep te drejten vetes te flase ne emer te njerezimit. Perendimi duhet te jete serioz, koherent dhe korrekt edhe me ne shqiptaret. Prandaj asnje shqiptar ne bote nuk eshte dakort me idene se shqiptaret e Presheves, Maqedonis, Greqise dhe Malit te Zi meritojne me pak te drejta se nje grusht serbesh te Kosoves dhe as me idene se ata mund ta marrin peng Kosoven.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te mjeret ne!

        Me pelqen shkrimi jot 77, por nuk shikoj qe ta kesh kuptuar Kurtin. Kerkesa e pare e Kurtit eshte "sundimi i ligjit". Pyetja qe une shtroj eshte kush eshte ai qe vlereson "sundimin e ligjit" ne Kosove?! Pra Kurti nuk eshte per ta zgjidhur problemin por ndihmon Vuciqin ta mbaje situaten te ndezur. "Sundimi i ligjit" eshte njesoj si "besimi tek zoti". Eshte nje teme qe interpretohet si ja ka qejfi Albin rrumpalles. Po te ishte ai qe seshte, Albini do fliste per kushte te dukshme dhe te kontrollueshme dhe jo fjale pa fund. Albini nuk eshte me njeriun, por me ariun. Ai nuk do qetesi ne Kosove dhe nuk do qe aty te sundoje ligji i vertete por "ligji i Kurtit". Ligji i Kurt Rrumpalles qe edhe kur pjerth, thote qe po kendoj....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje