
Nikos Dendias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë tha se më e rrezikshmja e krizës me Turqinë ishte largimi i anijes kërkimore turke “Oruç Reis” në vitin 2020, për të cilën shtoi se të dyja vendet ishin shumë pranë shpërthimit të luftës me njëra-tjetrën.
Dendias ka dhënë një intervistë për “Kathimerini”, një nga gazetat më të mëdha në vend.
Duke treguar prapaskenat e ngjarjeve që ka përjetuar gjatë mandatit të tij, Dendias, tregoi me detaje incidentin në det para tri vitesh, ngjarje që shkaktoi shqetësim të madh në palën greke.
Në lidhje me ngjarjen asokohe reagoi vetë presidenti Rexhep Tayip Erdogan, i cili tha:
“Ne kemi qenë të butë deri më tani. Megjithatë, Greqia nuk po i përgjigjet në të njëjtën mënyrë qasjes sonë.
Nëse ata vazhdojnë këtë stil, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Ne thamë: Mos e sulmoni Oruç Reisin tonë. Nëse e bëni, do të paguani një çmim të rëndë’”.
Per Turqine Greqia eshte nje kafshate e vogel., As mund te behet krahasim. Shtetin e pare grek e krijoi Evropa me luftetaret arbereshe. Ne lashtesi nuk kane patur shtet dhe nuk luftuan fare kunder romakeve as kunder bullgareve dhe turqve per 4 shekuj me radhe. Ne luften e Dyte Boterore forcat naziste vetem sa marshuan deri ne Athine pa pesuar humbje fare. Nuk ia thone greket per lufte.