"Nëse duam të mbytemi vetë, s’duhet të na mbetet hatri pse Shqipëria s’po mbytet me ne"

14 Qershor 2023, 09:23Rajoni TEMA

"Nëse duam të mbytemi vetë, s’duhet të na mbetet

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj shtetit të Shqipërisë, sa u përket zhvillimeve të fundit. Sipas tij nëse Kosova po do të mbytet vetë, atëherë nuk duhet t’i mbetet hatri që Shqipëria nuk po mbytet më të.

“Nëse po dëshirojmë të mbytemi vet, nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri se pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne! 

Kur e bën njet me bë vetëvrasje, askush nuk mundet të të shpëtojë, edhe nëse e ke prind, vëlla apo motër! Fikë se fikë, bile me muzikë!”, ka shkruar Peci në Facebook.

Të martën kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se mbledhja e dy qeverive shqiptare e parshikuar të mbahej sot në Gjakovë, ishte anuluar. 

Ai ka thënë se kishte propozuar një takim më të reduktuar, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit.

Pas kësaj ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet njëanshëm.

Ajo ka fajësuar kryeministrin Rama, për anulimin e mbledhjes ndërqeveritare duke thënë se takimet bilaterale që i ka kërkuar Rama do të mund t’i zhvillonin secilën ditë tjetër.

 

8 Komente

  1. T
    Tironci

    Me takim pa takim kosova 95 perqind te tregtis e ben me serbin , ate 5 perqindesh qe ben me shqiperin e ben me njemij yçkla e kundershtime , per çfar sherbejn kto mbledhje te perbashkta nuk e kuptoj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ministria e KomshiKulturës

      Shoku Lulzim ! Duket qe keni kryer leximtari te Dacibaove te Mao Ce Dunit. Te lumte! "Nëse duam të mbytemi vetë, s’duhet të na mbetet hatri pse Shqipëria s’po mbytet me ne" Njësoj si " A duhet t'u them prindërve të mi se jam i birësuar?". Te jesh kaq veshgjatë? Nga foto nuk dukesh I tillë

      Përgjigjjuni
      1. g
        grejs

        Shkrim i sakte por kujt i thua idjotit Kurti.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Respekt për mendimin tuaj, patriot i vërtetë, z. Peci! Albin Kurti e ka zgjedhur rrugën e izloimit, të vetvrasjes së populli të Kosovës. Ai, nën maskën e nacionalistit, po luan politikën e Beogradit. Duket se kjo është detyra e tij dhe, po e bën shumë mirë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piktori

            Epirotet Jane 100% ndryshe nga Dardanet .Ter jeten na keni car trapin , qini kusherirat , kunatat , brenda families, etj, mashtruesa injorant qe nuk j7 do njeri ne panet

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Kosova ka nje te shkuar. Ajo ka qene nen serbi. Shteti ishte serb, politika e bashkim- vllazrimit me gishtin mbrapa, shkollat me program serb, teatrot etj, si ne serbi, mallrat serbe, gjithcka serbe. Nuk eshte e lehte ti keputesh keto lidhje. Nje tradite e re kerkon kohe.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                Rrnofte LEXHENDA dhe ZAGARET bashke me BIN LADENIN Kosovar.

                Përgjigjjuni
                1. Tuti

                  Zoti Lulzim Në rast se Milosheviçi do të firmoste Rambujene ose nuk do të egzistonte Kosova Kjo do të ishte Shqipëria Kshu si sillet Kosova po mbyt jo Shqipërinë por gjithë Ballkanin e pa Integruar

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje