
Presidentja Vjosa Osmani tha se situata e krijuar në veri të Kosovës është një sfidë për institucione. Por, sipas saj kjo sfidë do të tejkalohet.
“Vërtetë mund t’i quaj sfida që po ballafaqohemi tani, por sfida që do t’i tejkalojmë jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar.
Jam vazhdimisht në diskutime, kontakte me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe mund të them se jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët” – tha ajo.
Osmani shtoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi bazamentet që i ka edhe vetë Bashkimi Evropian, që sipas saj është edhe sundimi i ligjit.
“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, pa dallim.
Unë përshëndes punën profesionale të Policisë së Kosovës të cilët po sigurohen me profesionalizim dhe dedikim të plotë që të gjithë ata që kanë përdorur dhunë tek KFOR, Policia e Kosovës, EULEX, Qytetarëve dhe gazetarëve dhe qytetarëve, të përballen me drejtësi, dhe vetëm drejtësi” – shtoi ajo.
Lini një Përgjigje