Rrëmbimi i policëve, Kurti: U gjetën gjurmë dhe pranga, pse nuk del KFOR të japë shpjegim

15 Qershor 2023, 09:24Rajoni TEMA

Rrëmbimi i policëve, Kurti: U gjetën gjurmë dhe pranga, pse

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit së Sigurisë në Kosovë hodhi poshtë pretendimet e Serbisë se policët janë arrestuar në territorin e tyre.

Kurti tha se, policët janë rrëmbyer në territorin e Kosovës ku thekson se u gjetën gjurmë dhe pranga plastike nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. .

“Kemi një foto të hartës që mund të shihni se si vendi ku janë marrë peng tre policët tanë ndodhet 1 kilometra larg kufirit. Rrëmbimi i policëve ka ndodhur në territorin e Kosovës.  Kemi dhe fotografitë e rrugës së prerë që shihet qartazi që nuk kanë mundur ta tejkalojnë tutje siç pretendo Serbia.

Nuk bëhet fjalë për arrestim në territorin e Serbisë po bëhet fjalë për rrëmbim të policëve në territorin e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, ku janë gjetur gjurmët e këpucëve  të huaja dhe prangat. Ajo që më habit është fakti se as të nesërmen me këto fakte që ndodhën nuk del KFOR.

Pse nuk del KFOR me shpjegim zyrtarë. Automjeti dhe ushqimi që kanë ngrënë policët ,gjithçka është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë me të cilët duhet të merret KFOR” tha Kurti.

4 Komente

  1. D
    Detari

    sepse duhet ta merrni vete situaten ne dore o Albin trimi. Tu tregoni serbeve qe jeni ju zor ne Kosove e jo KfOR

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shko liroi dhe lufto serbinë ashtu siç kundërshtove USA dhe BE. Apo vetëm lloqe kavaje sa per te pi kafen ?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dardani i Ri

      KFOR-i i ka të qarta detyrat e veta, nuk merret me një rrugaç të çmendur si puna e jote, Albin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi

        Kurti vet nuk jep spjegime KFOR-it, por jep udhezime! Zoti na rruajt se mos nderon mendje(merr udhezime nga padrinoja) dhe jep urdhera! Ishalla Vuciqi nuk ka kete mendje se plasi lufta midis Kosoves dhe KFOR....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje