Senatori amerikan: Kosova po e vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare

15 Qershor 2023, 09:15Rajoni TEMA

Senatori amerikan: Kosova po e vë në pikëpyetje pjesëmarrjen

Për Senatorin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ben Cardin Kosova dhe Serbia duhet të ndalojnë provokimet e ndërsjella dhe krijimin e sfidave që i largojnë nga normalizimi i marrëdhënieve.

Ndërsa një ditë më parë tensione të reja janë ngritur në mes të Kosovës dhe Serbisë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës për të cilët autoritete serbe pretendojnë se kanë kaluar në territorin e Serbisë, gjë që Kosova e mohon, duke deklaruar se policët janë rrëmbyer pranë kufirit me Serbisë, Cardin thotë se të dyja palët kanë një mundësi unike për zgjidhur dallimet e ndërsjella që shkojnë prapa në histroi.

“Për të jetuar në paqe pranë njëri-tjetrit – duke përfshirë popullsitë etnike që janë në të dy anët e kufirit”, ka deklaruar Cardin, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Cardin ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për problemet në Veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale dhe se sipas tij zyrtarët shtetëror kosovar në këtë fazë po e komplikon njohjen e legjitimitetit të Kosovës dhe po vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Është e qartë se autoritetet e Kosovës duhet të parandalojnë lëvizje të tilla provokuese. Zgjedhjet e fundit treguan neglizhencën e serbëve etnikë në Kosovë, dhe kjo nuk është mënyra se si Kosova duhet të kishte vepruar. Ne kemi parë skenarë të ngjashëm shumë herë në Serbi. Mirëpo, lidershipi i Kosovës tani në masë të madhe e komplikon njohjen e legjitimitetit të Kosovës dhe vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare”. Ka shtuar ai.

Senatori amerikan ka shprehur edhe zhgënjimin e tij për veprimet e fundit të ndërmarra në Kosovë, që sipas tij, vështirësojnë zgjidhjen e dallimeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë shumë qartë për këtë çështje. Ka një kufi për durimin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne e mbështesim fuqishëm sovranitetin e Kosovës dhe shpeshherë kemi treguar qartë hapat që Serbia duhet të ndërmarrë. Ne jemi shumë të qartë për pritshmëritë tona dhe, nëse të dyja vendet duan një marrëdhënie më të harmonizuar me Evropën, ata do të duhet të ndërmarrin hapa për ta demonstruar këtë”.

 

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Zoti senator,Republika e Kosoves eshte nje shtet demokratik multinacional qe kujdeset per te gjithe qytetaret e RK ne menyre te barabarte.Te ecish drejt rruges euroatlantike,te zbatojsh Kushtetuten e Atdheut tent,eshte akti heroik qe i ben kjo Qeveri ,akoma me shume kur mbron jeten pasurine e qytetareve,keto veprime jane me shume bindje ke kjo Qeveri po ecen drejt lumturise te botes ,krahas njerezimit perparimtar.Kulcedra rusoserbe,leshon lot .hedh gurin dhe thote ata (shqiptaret )e hodhen,shqiptaret po ndezin lufte ata po djegin rrezikojne jeten e policise te ushtareve te Kforit dhe sa e sa genjeshtra te tjera.Zoti senator ke dijeni se fashistet e vucicit dhe te putinit ,kidnapuan tre police paqe ruajtes ne zonen kufitare !brenda teritorit te RK !fashistet prapmthone ata hyren ne thellesi te teritorit te armikut.I beson ti zoti senator intrigave te kesaj natyre?Cili shtet ne bote lejon qe policia e vet te kidnapohet te lidhet ?kjo eshte ne kundershtim te plote me normat nderkombetare,gishti dhe fajtor per te gjitha keto jane armiqet ata qe i ndezenntre luftera we vrane dhe dhjen masakruan perdhunuan.Republika e Kosoves eshte e interrsuar per paqe ,fqinjesi te mire ,kesaj ju zoti senator i thoni se eshte ne kundershtim me frymen amerikane dhe te europes vecaneisht te disa shteteve individuale per korrektesi Gjermania ,Anglia.Ne jemi nje popull mirenjohes ndaj atyre qe na ndihmuan ne dite te vshtira[SHBA,Nato Gjermani Angli)prandaj njerezit me ndergjegje duhet te gjykojne dhe vleresojne ne menyre objektive.Republika e Kosoves,me keto lider eshte me e sigurte dhe me afer realizimeve te aspiratave te veta.Duhet te besoni ne planet i i parimet njerezore qe i ka kjo Qegeri..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje