Rrëmbimi i tre policëve në Veri, Borrell fton Kosovën dhe Serbinë: Të zhvillohet një takim javën e ardhshme në Bruksel

15 Qershor 2023, 18:13Rajoni TEMA

Rrëmbimi i tre policëve në Veri, Borrell fton Kosovën dhe

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.

Borrell është shprehur se janë në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çfarë ka ka ndodhur në të vërtetë.

“Ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çfarë ka ka ndodhur në të vërtetë që ka cuar në këtë arrestim”, ka thënë ai për gazetarët para nisjes së takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n, raporton AP.

“Në ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një modalitet të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

1 Komente

  1. S
    Sebastia

    Patjeter qe duhet pare cka ndodhur, duhen marr per te verteta fjalet e Beogradit qe 3 police mbi 50 vjec me 3 kallashnikov te ndryshkur kishin mision te fshehte pushtimin e Shumadise dhe ushtria dhe forcat speciale serbe pas nje aksioni teper te rrezikshem arriten me ne fund ti neutralizojne 3 james bondat e Kosoves. I NEVERTISHEM ne fytyre dhe ne ato cka thote ky shtrigan i poshter.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje