Albin Kurti nuk ndalet nga sulmi i Perëndimit: BE dhe SHBA e falën Vuçiçin!

23 Korrik 2023, 22:10Rajoni TEMA

Albin Kurti nuk ndalet nga sulmi i Perëndimit: BE dhe SHBA e falën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka quajtur të padrejtë vendimin për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç u mbajt një qëndrim më i butë.

Komentet Kurti i bëri në një intervistë për gazetën kroate ‘Veçernji List’, ku ka folur për zhvillimet e fundit në rajon dhe tensionet në veri të Kosovës.

Kurti nuk i kursyer kritikat ndaj SHBA dhe BE-së në raport me Serbinë, duke thënë se kanë bërë padrejtësi.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër. Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd.

Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua. Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiçin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiç. Kjo është një padrejtësi.

Ne na është dashur t’i mbajmë zgjedhjet. Kjo nuk ishte zgjedhje e jonë, por dispozitë e kushtetutës sonë, kërkesë e ligjit tonë. Me këtë përfunduam me katër kryetarë shqiptarë të komunave, të cilët vërtetë kanë një legjitimitet të brishtë sepse përqindja e daljes në zgjedhje ishte shumë e ulët, por megjithatë ata kanë disa përqindje në zgjedhje, ndërsa të tjerët kanë zero.

Në zyrën e kryetarit të komunës mund të futesh vetëm përmes zgjedhjeve, jo me sjellje të dhunshme, jo me dhunë ndaj NATO-s, policisë dhe gazetarëve tanë, jo me shok bomba dhe plumba. Jam i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme. Për më tepër kam bërë një lëshim shtesë duke reduktuar me 25% praninë e policisë sonë brenda dhe përreth ndërtesave. Dhe krahas kësaj, ne do të mbajmë konsultime të rregullta çdo dy javë me KFOR-in dhe EULEX-in për të vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për të zvogëluar praninë e policisë sonë.

Ne nuk po luftojmë kundër banorëve serbë, popullatës serbe, por kundër kriminelëve dhe kryerësve të krimeve të ndryshme, por jo vetëm serbë. Krimi i organizuar është multietnik. Në dy vitet e fundit kemi eliminuar 16 rrugë ilegale të kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës. Më pas tetë laboratorë për prodhimin e barnave dhe pesë për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

11 Komente

  1. k
    kurvari

    Z. Kurti, pse nuk tregon "te verteten": ata 93 ushtare te KFOR-it i plagoset ju z. Kurti. Dhe prandaj Z. Stoltenberg nuk e permend "fajtorin", ka shume frike nga ju. Ka shume hipokrizi Z. Kurti dihet kja gje sidomos nga Europe Kurva. Dhe Vucic kurva eshte ne ate asocasion kurvash Kerkoji Z. Stoltengerg te deklaroje se kush i plagosi ushtaret e KFOR_it.

    Përgjigjjuni
    1. l
      luzati

      i ZIU KY SA GOMAR NGELI ,MJERE KOSOVA

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Pse shkruani me tendenca dhe gabim.Une personalisht nuk e pelqej fare Albinin,qysh kur ishte ne Opozite me Shashkat qe hidhnin ne Parlament,me budallalleqe te tjera qe kane bere ndaj figurave te UCK,dhe shume te tjera.Por ne kete Interviste lexojeni me kujdes dhe me thoni ku e ka gabim.Ndoshta keshtu flet ketu dhe gjera te tjera do beje me vone,por NQS vazhdon sic shprehet ketu ne Interviste,une nuk shoh gabime nga ana e Kurtit.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kirurg

          Po more djalë, po! Por bëre gabimin fatal që i vure cilësimin "naiv" konsideratës së numrit 2 të Amerikës për Vuçiçin e Serbinë. Duhet të shohësh ca më përtej deklaratave verbale diplomatike. Duhet të kapësh ato që nuk thuhen, jo të krijosh të tilla ngërçe, për kuptimin e parë të fjalës. Se arrite të bëhesh kryeministër, nuk don me thanë se kape qiellin. Ule pak hundën! Për të mirën e Kosovës, së pari.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ky Kurvi me gjithe banden e tij duhet qerruar me shqelma. Tani ben sikur eshte zemeruar prape me Vucicin.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spartaku

              Krue bythen me BE or Kurt zagari i Serbeve ,keq e me keq do shkoni koqevaret e Al-Bin ,

              Përgjigjjuni
              1. h
                hasani

                Por ama ty albin nuk do ti falin, se je kokrra e debilit.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  ZDRAVO VV

                  Po habitem pse merreni më mashtrusin ZDRAVO Mashtrusi Kurtoviç është nji qen birë qeni qe nuk ja vlen më i dhënë hapsirë në gazeten tuaj shumë korrekte

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sebastia

                    Asgje tjeter pervec se nje TE VERTET TE MADHE ka then Kurti.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Ja ku nxorren me ne fund Shqiptaret nje udheheqes me shtylle kurrizore dhe jo hajdut.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti anarkisti

                        Më habisin disa që japin të drejtë Kurtit. Po më thoni cilin pretim e ka mbajtur deri sot. ASNJË, ku është bashkimi kombëtar ku, është zhvillimi Kosovë ku është vendi saj në botë. ASKUND!. Vetëm në seksione dhe izolim e varfëri ekstreme. Më thuani cilin alet e ka tash Kosova pas sulmeve që bën Kurti ngaj Shqipërisë, SHBA dhe BE. Më thoni pse Albini kurrë se ka njohur Kosovën dhe e ka nënçmuar ee djegë të gjitha duke u nis nga UÇK, NATO-n, Aftisarin, Deklaratën e Pavarësisë, flamuri shtetëror, bashkimi kombëtar etj. dhe na ka sjell në izolim ndërkombëtar e kombëtar dhe sanksione si në vitet e 90. Manipiulator, gënjeshtar, frikacak dhe shkatërrues i gjithë asaj që ka arrit Kosovë me gjakun e dëshmorëve. Futë në kurthe policin që mbahen peng e burgoseën kurse dhunuesit – terrorisstat serb nuk mbahen në burg. Po ashtu përshskak të moskoordinimir të veprimev han dajak edh ushtaret e KFOR-it. Kurti ikën në Greqi që nuk na njeh vetëm që të mos shkon Shqipëri te vëllezërit tanë dhe mija dështime tjera si në politikën e vendit ashtu edhe në atë jashtme /ku tash e 2,5 vite s’ka asnjë njohje dhe 15 çnjohje/ . Cili është sukesi i Kurtit në bisedime dhe cili është Vuçiqit. Ska, sepse ashtu i përgjigjet Vuçiqit të pret ndodh një “mrekulli” e bashkë ta pushtoji përsëri Kosovën. Mos krijoni mjegull pa fakte dhe dëshmi. Kosova kurrë nuk ka qenë gjendje të tillë si keto dy vitet e fundit me varfëri, dhunë, nepotizëm dhe korrupsion, pa investime në shëndetësi e arsim me paga të mjerueshme për sektorin privata e për pensionist, pa investime kapitale e kapacitete ekonomike etj. etj. Lufta tij dhe VV është vetëm kundër Çlirimtareve, Lirisë dhe Pavarësissë së vendit dhe shqiptareve që nuk i nënshtrohen atij. TURP.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje