Turqia në ndihmë të Greqisë për shuarjen e zjarreve

22 Korrik 2023, 15:53Rajoni TEMA

Turqia në ndihmë të Greqisë për shuarjen e zjarreve

Armiqësitë shuhen në raste katastrofash dhe sërish shembull për këtë bëhen Greqia dhe Turqia. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan urdhëroi dërgimin në Greqi mjete për shuarjen e flakëve, ndër të cilët 2 avionë dhe një helikopter.


Për këtë përmes një postimi në Twitter, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i shprehu mirënjohjen presidentit turk me të cilin tensionet i ka pasur të larta muajt e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve rajonale.

“Mirënjohja jonë i shkon Turqisë për dërgimin e dy avionëve dhe një helikopteri për të na ndihmuar në luftën kundër zjarreve në pyje. Faleminderit Turqi”, tha Mitsotakis.

Vala e të nxehtit përvëlues ka ushqyer me dhjetëra vatra masive zjarri në gjithë vendin, kryesisht përreth kryeqytetit. Më e madhja aktualisht është ajo në Rodos, të cilën zjarrfikësit nuk po e venë dot nën kontroll prej 5 ditësh.

Kjo është fundjava më e nxehtë me të cilën Greqia përballet në 5 dekadat e fundit. Si masë për shmangien e viktimave, veç mbylljes së siteve arkeologjike, qeveria ka vendosur të kufizojë oraret e punës gjatë orëve të kulmit të vapës dhe të rekomandojë punën nga shtëpia si gjatë periudhës së pandemisë.

 

4 Komente

  1. E
    Edwin von Ramazoni

    Pas kesaj levizjeje B-eduinit po i del huq politika rajonale! Bente te fortin me Greket duke i lepinte bolet Erdokarit. Tani duket sikur i rane puplat me Greqine! Me kujtohet profetsia e tij me Trump-in, dhe me pas hengri mutin e vet! Shtet pabreke qe ben si Tiger!

    Përgjigjjuni
    1. j
      janullatos topefagos

      byrazeret ne kohe te keqe njihen

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mico Ganis

        "Mirënjohja jonë i shkon Turqisë për dërgimin e dy avionëve dhe një helikopteri për të na ndihmuar në luftën kundër zjarreve në pyje. Faleminderit Turqi”, tha Mitsotakis.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olimp

          Turqia është superfuqi për Greqinë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje