Haradinaj insiston te mocioni: S’ka rrugë tjetër për ta rrëzuar Kurtin

21 Korrik 2023, 14:00Rajoni TEMA

Haradinaj insiston te mocioni: S’ka rrugë tjetër për ta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka insistuar se mocioni i mosbesimit i propozuar nga partia të cilën ai e drejton është e vetmja rrugë përmes së cilës mund të rrëzohet Qeveria aktuale i drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka potencuar se numri i atyre që besojnë që Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën është shtuar.

''Sot është shtuar numri i atyre që besojnë që Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën. Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur këtë të keqe që po i bëhet vendit, ndërsa partia tjetër është në kërkim të një rruge të re, po ashtu për të dalur nga kjo gjendje.


Ne si Aleancë kemi ofruar një model se si të dilet nga situata e krijuar, që është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet mbase tash për tash i vetmi, për ta ndalur degradimin e mëtejshëm që po i bëhet vendit.


Në fakt edhe njëra edhe tjetra parti opozitare, po e kërkojnë të njëjtën gjë që e kemi kërkuar edhe ne, por nuk po e shohin mënyrën se si realizohet kjo!
Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje?


A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu?


Prandaj partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin'', shkruan Haradinaj. 

5 Komente

  1. Roberto

    Rrezoheni legenin se boll telashe po ju sjell juve andej por edhe botes mbare.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      E keqja me e madhe tek populli yne ,eshte nje fenomen qe fatkeqesisht kombin tone e ka percjellur ne shekuj.Fatkeqsi shume e madhe eshte kjo ne te cilen ndodhet Republika e Kosoves sot,ku kete te keqe po e alarmojne njerez te cilet kane kontribuar per clirimin e Republikes te Kosoves.Sot ,nje pjese e atyre qe vuajne per karrike,per emer,po behen pale me armikun,jo se jane armiq,por truri i ketyre eshte i mykur dhe jane sherri i vetvehtes.Ramush,perse je kaq arbuter ,e ke nga naiviteti se je nje individ jo i rangut te Kryeministrit,behesh xheoz,shpreh mos mirenjohje ...Ramush ,aftesia jote pregatitja jote intelektuale ne raport me Kryeministrin eshte shummmm e thelle,mos e njollos vervehten mos ja shpalos dobesite dhe paaftesine se keshtu,te do armiku.Qeveria e Republikes te Kosoves,me kete kuader qe e perfaqeson shtetin ne te gjitha instancat e veta,per mendimin tim dallohet rrenjesisht me ato te kaluarat.Jane plotesisht te pregatitur per cdo sfide qe i del perpara ,interesit te RK.Ramush,keshtu eshte rxuar edhe Qeveria e Fan S ,Noli,dhe ne sot e lexojme neper faqet e historise si nje veprim i erret me pasoja shumte renda.Edhe kete mosbesim me kaq kembengulje qe ti po e kerkon ,eshte i barabarte,ne mos me i rrezikshem.Lakuriqesohu Ramush nga keto veti te keqija ,kuptoe realisht se armikun e kemi me dinak shum te terbuar,prandaj vetem te bashkuar do shkojme drejt realizimit qe e deshiron mbare kombi..

      Përgjigjjuni
      1. e
        emri.

        I dashur Flamur. Mund te kesh pjeserisht te drejte per Ramushin, por je komplet gabim per arsyen qe ti sulmon Ramushin. Ti e sulmon Ramushin se ke rene ne dashuiri me Kurtin. Ramushi vertet nuk ben per Kryeminister, por akoma me i demshem eshte Kurti. Problemi me Ramushin eshte se "aq kupton dhe aq ben", kurse problemi me Kurtin eshte se "ato qe ben i ben me djallezi". Pra nga nje ane ti ke vene ne kandar nje 'idjot" dhe nga ana tjeter "vet djallin". Gabimisht ty te duket djalli me i bukur dhe me i mire se idjoti... Kjo eshte gabimi yt foshnjor qe genjehesh nga llafet dhe nuk shikon veprat. Ramushi me vepra e ka treguar se kuish eshte, kurse Kurti deri me sot i ka sherbyer vetem serbit. Ti Flamur je naiv sepse mendon se djalli do behet njeri....ne thelb ti je i ngjashem me Ramushin, sepse ke nivel te ulet mendor, por do te hiqesh i mencur sa nje shejtan. Kurti, ty dhe Ramushin ju "dredh ne tel" sepse nuk kuptoni se ju u perkisni budallenjeve dhe jo shejtaneve....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjirokastriti

          Mor zotni Struga, kjo gjendje te veshtire ku ndodhet Kosova, si ne aspektin e brendshem e si ate te jashtmin, eshte pasoje e pregatitjes kunder sfidave e qeverise te pagabueshme Vetvarja apo e veprimeve te opozites? Apo e Thacit te paraburgosur tash 3 vjet? Ju kosovaret jeni qenje pa tru, e te pashprese!

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Ramboja Ramush i cili duhet respektuar per kontributi ne UCK, por nje deshtim total ne qeverisje, per te cilen nuk ka as kapacitet, nuk e kupton se me kete qendrim po i ben nje dem te madh jo thjesht Kurtit, por Kosoven, duke i dhene me shume shpresa Serbise ne qendrimin e saj kunder Kosoves.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje