Ndryshe nga Albini, Vuçiç mbledh gjithë liderët e botës serbe para takimit në Bruksel

20 Korrik 2023, 15:40Rajoni TEMA

Ndryshe nga Albini, Vuçiç mbledh gjithë liderët e

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë pas një takimi me Millorad Dodikun, presidentin e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Sërpska, që janë pajtuar për organizim të shpejtë të një takimi të “të gjitha autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Sërpska.

Sipas tij, takimi do të mbahet në territorin e Republikës Sërpska në Bosnje.

“E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që ta organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpskas, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram më 20 korrik.

Takimi në mes të Dodikut dhe Vuçiçit zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj Dodikut, kryesisht për shkak të deklaratave dhe veprimeve të institucioneve të këtij entitetit, që konsiderohen destabilizuese për shtetin e Bosnje-Hercegovinës.

Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Që deklaratat e Dodikut janë kundër perspektivës së anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Bashkimin Evropian, e ka thënë të mërkurën edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Akti i largimit prej rendit kushtetues duhet të ndalet. Retorika përçarëse, kërcënimet për ndarje, kërcënimet ndaj integritetit territorial dhe madhërimi i kriminelëve të luftës duhet të ndalet, sepse nuk ka vend për diçka të tillë në Evropë”, ka thënë Borrelli në takimin e pestë të Këshillit për Stabilizim-Asociim, Bosnje-BE.

Veprimet e Dodikut i ka kritikuar edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një dëshmi të dhënë para anëtarëve të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, më 18 korrik.

“Veprimet e vazhdueshme, përçarëse dhe jodemokratike kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Prej shpërthimit të krizës së fundit në Bosnje, presidenti Vuçiç kryesisht ka qëndruar anash, duke thënë se nuk dëshiron t’i komentojë zhvillimet atje./REL

4 Komente

  1. k
    katarakti

    Normal. Të gjithë serbët janë nacionalistë, duke filluar nga Vuçiçi deri te Gjokoviçi, prandaj dhe hanë bashkë në një çanak. Ndërsa shqiptarët ndahen në nacionalistë dhe globalistë. Prandaj edhe nuk bëhen dot bashkë. Tani unë ju garantoj se në takimin e Bosnjës do të marri pjesë edhe përfaqësuesi i zgjedhur nga serbët e Kosovës për Zajednicën. Dhe askush nuk mund ta pengojë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Ndryshe nga Edi Rama jo nga Albin Kurti sepse eshte Edi Rama ne poziten e Vucic per sa i perket botes shqiptare o plehre zhgarravites.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mergimtari

        PO DE KA DALLIME SEPSE SERIA EVUÇIQIT I BASHKON KURSE QEVERIA KURTIT - KOSOVËS I NDALON NË KUFI SHQIPATRO - SHQIPATR DHE I DËNON PSE PO KTHEN NË SHTËPI TË TYRE.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Te gjitha partite serbe, pozite e opozite kane te njejten qendrim lidhur me Kosoven, ndersa ne Kosove opozita i eshte kundervene qeverise pikerisht ne momentin qe duhet te kishin te njejtin qendrim. Ka plot gjera qe opozita duhet ti kundervihet qeverise, por jo lidhur me ceshtjen kombetare. Tek ky qendrim " tolerant " i opozites ne Kosove dhe i qeverise shqiptare e shohin piken e dobet nderkombetaret qe rrisin vazhdimisht presionin mbi qeverine kosovare pasi nuk gjejne ndonje te care ne Serbi dhe e shohin si me te lehte presionin mbi palen kosovare. Kjo pasi nderkombetareve u intereson stabiliteti ne rajon dhe e kane me te lehte te joshin palen serbe ne dem te pales shqiptare te Kosoves.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje