Escobar në Kongresin Amerikan: Roli i Edi Ramës për të ndihmuar Kosovën, konstruktiv!

19 Korrik 2023, 13:00Rajoni TEMA

Escobar në Kongresin Amerikan: Roli i Edi Ramës për të

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar zbuloi para fjalës së tij në Kongresin Amerikan se Shqipëria u ofrua të ndihmojë në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur gjatë deklaratës së tij përballë Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Washington.

“Ne kishim ofruar, në fakt Shqipëria është ofruar të ndihmojë në hartimin e atij statuti dhe shpresojmë që Kosova ta kuptojë se e ka një obligim dhe përderisa ta përmbushë atë obligim duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”, theksoi përfaqësuesi amerikan.

Më herët, Escobar e konsideroi draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si “tepër konstruktiv”.

“Ishte një draft shumë konstruktiv. Iu bëj thirrje njerëzve që ta lexojnë”, shprehej zyrtari amerikan.

Brukseli zyrtar e konsideroi gjithashtu draftin e propozuar për Asociacionin si “një kontribut” duke shtuar se është “shkruar me shumë seriozitet”.

Burimet i kanë thënë “Radios Evropa e Lirë” se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Sipas tyre, “testi po analizohet me kujdes” dhe ndër të tjera “shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare”.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, pohoi Rama gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, bëhej fjalë për një draft të punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe evropian prej kohësh, “gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”.

“Për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”, shtoi kreu i Qeverisë.

Për Ramën, “nyja Gordiane e dialogut” do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“E kam ditur me kohë që nyja Gordiane e dialogut do të ishte deri në fund asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash politike apo teknike”, theksoi në vijim kryeministri.

Kryeministri shqiptar vërejti se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë “zgjidhja ideale”.

“Ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe patjetër merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, shtoi ai.

Rama deklaroi se uron dhe shpreson që ky material “do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut”.

Kryeministri tregoi gjatë konferencës se drafti nuk ka për t’u bërë ndonjëherë publik.

“Drafti nuk është për t’u bërë publik , drafti është një material në tryezë ku mund të ketë edhe materiale të tjera. Është thjesht një kontribut, por gjëja që di të them unë është, që kush e do zgjidhjen realisht, e ka gati, ta marrë e ta aplikojë. Këtë e them me garanci 100%. Ta marrë, ta aplikojë”, ravijëzoi ai në përmbyllje.

Kujtojmë që autoriteteve kosovare po i kërkohet që të fillojnë urgjentisht zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë.

Kjo, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilën parashihet një “nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit/vetëqeverisjes” për komunitetin serb në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e përshkruajnë këtë si “detyrë urgjente” për Kosovën dhe një ndër “hapat ekzistencial” për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

Nga kryeministri Kurti po pritet hartimi i një draft-statuti për këtë pajisje për serbët e Kosovës.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vlerësohet të jetë një mekanizëm i madh për serbët – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e tyre, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm.

Ndërkaq, autoritetet kosovare kanë frikë jo për atë që sot paraqet legalisht ky instrument, mirëpo për faktin se çfarë ai mund të paraqesë në të ardhmen, gjatë implementimit praktik, me theks të veçantë krijimin e një modeli të ri të Republikës Serbe – entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

10 Komente

  1. B
    Bota shqiptare

    Kush nuk i do vrimbythat bashkepenmbajtese?! Servilët që interes të vetëm kanë xhepin e tyre, pendët e tyre dhe humorin e padronëve?! Kukullat e depersonalizuara delirante që me liri nënkuptojnë vetëm padronin e duhur dhe humorin e tij?! Askush që t'ju thotë në sy rracave superiore që kanë ndarë Europën në lagje me mure të lartë për vete dhe rezervate indigjenësh të egër jashtë, që Kosova erdhi në udhëkryq të rrezikshëm për shkak të sabotimit që i bënë! Askush që t'ju thotë amerikanëve që kështu si po sillen, i tradhëtuan shqiptarët! Kosovës nuk i ngelet rrugë tjetër veçse t'a heqë lirinë e saj nga tregu i shitblerjes dhe ta paguajë lirinë përballë historisë, me gjakun e 200000-300000 shqiptarëve.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Strategjite e politikave rajonale dhe ballkanike ne veçanti, njohin vetem nje hartues, nje strateg, dhe ai eshte "lexhenda" e burrave qe quhen KURVA, ai eshte Sahale Ramut Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Ja dhe Alex Soros, e coi emrin e PalloshArit ne Kongresin Amerikan. Congratulation!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mendimi im

        Po ne fund te draftit le te shkruhet me shkronha te medha: serbet e Kosoves jane te vendosur dhe jetojne ne territor te shtetit Kosoves, gezojne te gjitha te drejtat si qytetar te saj, por kurre nuk do te lejohet nje ndarje apo veteadministrim i veçante ose krijim i nje shteti paralel dhe jane pjese perberese e Tokes kosovare.

        Përgjigjjuni
        1. Àngelo

          E kujt po i rruhet çthote Eskobar se Ed Rama e ka betejen me skiptaret.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mimoza Shpiragu

            Bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash politike apo teknike”, theksoi në vijim kryeministri... Me nje fjale kryeministri mendon se Kurti dhe Vuciqi kane te njejten platforme qe i kundervihet bisedimeve dhe kane qellim sabotimin e tyre. Ketu shtrohen disa pyetje: 1- Si jane marre vesh keta pederast per te arritur ne te njejten platforme? 2-Kush fiton nga sabotimi i bisedimeve? . . . Ka edhe pyetje te tjera por per mos ta dhjere me tej po them vetem kete se strategjia e serbit eshte te shtyje bisedimet deri sa koha te punoje per te. Eshte interesi i Rusit te mbaje te tensionuar Ballkanin. Perendimi eshte ne dileme ne se kane kuptim vertete bisedimet bilaterale kur partneret merren vesh mbrapa kraheve te perendimit per shtyrjen e bisedimeve ne "kalandrat greke"...Te rroje mencuria shqiptare!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

              Mund edhe të gjeni, si në 30 vjet, qeveritarë servilë shqiptarë që lexojnë si të tyren, draftet proserbe dhe antishqiptare që ju perëndimorët ju shkruani, por nuk zgjidhni gjë! Shqiptarët nuk janë budallenj, që t'i tallni në këtë lloj mënyre me tre motërqirë tradhëtarë dhe hajdutë të shitur, që pastaj i shisni për kozmopolitë, ndërtues paqeje në bythë të shqiptarëve, artistë planetare apo heronj demokracie kur ju shërbejnë dhe copa muti të padëshirueshëm, kur nuk ju hyjnë më në punë si puthadorë dhe vrimlëpirës. Kosova duhet të fortifikojë kufirin me Serbinë dhe të forcojë ushtrinë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ba bu bi.

                Po ti Janina ku rron? A rron ne Evrope dhe Ballkan apo ne ndonje planet tjeter? Evropa, Amerika dhe perendimi ne pergjithesi jane ata qe do apo nuk do ti kane rendesi themelore ne fatet e popujve. Ne jemi me fat qe interesat tona perputhen me ato perendimore dhe fjalet e tua "te medha" nuk jane gje tjeter vec vrer qe vjen nga "melcia" jote e semure me trimeri. Ti ke te drejte per armatosjen e Kosoves, por deri ne ate mase qe mos ta ekzagjerosh sikur Kosova do ndryshoje fatet e perendimit. Perendimi or derdimen(Evropa dhe Amerika) kane interesat e veta dhe veprojne per interesat e veta. Ata po te vije puna nuk pyesin per Serbine, perderisa ajo tregohet bashkepunuese dhe nuk po hap "frontin e dyte" ne Ballkan. Eshte pikerisht Kurti qe per interesat e tij "trimerore", si servil i serbit, ben sherbimin e serbit dhe i kundervihet Amerikes dhe Evropes dhe nuk luan dipllomaci. Tregohet trap dhe i papjekur. Tregohet jo bashkepunues me Ameriken dhe si kalama qe ofendon te deleguarit e tyre. Ai hiqet si kalama per te mbulyuar punen e tij te dyshimte. Ai ose mendon se nepermjet "trimerise" ben per vete trimat si ty, qe kane mbushur rruget e Kosoves, ose nuk ka nga te levize bythen se ja kane zene koken me dere dhe ben ci thone komshijte e veriut. Fortifikimi i kufirit dhe forcimi i ushtrise kosovare eshte detyre, por jo dhe zgjidhje. Dakort derdimen?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Për shqiptarët më pak të drejta se qentë e Perëndi

                  Kryeministri shqiptar ka për detyrë të kërkojë për detyrë t'i kërkojë diplomacisë botërore të njëjtat të drejta dhe asocacione për shqiptarët etnikë në Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, jo të të zgjerojë të drejtat e terrorizmit dhe destabilizimit serb në Kosovë?! Problemi është që Edvini, si Saliu dhe Iliri janë pengje, sepse janë njësoj të korruptuar dhe të shitur, prandaj edhe kanë 30 vjet që nuk kanë asnjë ide për shqiptarët në rajon, përveç asaj që ju vënë përpara Amerikanët pengjeve të tyre dhe që e shesin si " ide gjeniale" të liderve shqiptarë si paqeruajtës të Ballkanit. Mafja e Edvinit, si ajo e Saliut të rrjep e të thyen këmbët. Shqiptarët etnikë kanë 200 në Greqi që digjen me zjarr e hekur. Greqia e BEsë dhe NATOs mban një ligj të ndyrë lufte me Shqipërinë, këta që pështyjnë për të drejtat e bythqirëve gjithë botën, bëjnë sikur nuk shohin. Pse nuk ngr zërin në 30 vjet askush nga liderët e shitur shqiptar, por preokupohen për të drejtat e serbëve, për naftën e Millosheviçit dhe për pavarsinë e kushtëzuar të Kosovës?

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Karlo Agime Malltezi

                    Mos !? Keshtu ka thene Engjëlli Eskokari? Ça thua o Ymer. Po në qëndrën e zërit të Pështan Katund e tha ? Kujt ja tha o shoku Ymer ose pse nuk boton fjalen e Engjellit se po e lexoj dhe spo me del gjekundi Rama konstruktiv !!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje