Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t'i refuzojë zgjedhjet në veri

18 Korrik 2023, 22:00Rajoni TEMA

Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t'i refuzojë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

Ai i ka bërë këto deklarata para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, teksa ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni.

Duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në shtensionim dhe se janë duke punuar për t’i çuar përpara shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane dhe transaltantike.

Escobar ka thënë se shpreson në përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është ndalur sidomos të Marrëveshja e Ohrit – e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në mars të këtij viti – duke thënë se ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme që dy vendet të krijojnë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, ka thënë Escobar.

REL

5 Komente

  1. J
    Jimi

    C'na bere per te qare more Eskobar !? Po pse do te jete kunder zgjedhjeve Vucici, ai ate qe ka deshiruar gjithmone e ka marre prej jush ! Zgjedhjet ne veri, dihet qe pa tjeter i fitojne serbet, se atje shqiptare nuk ka me, pasi politika serbe dhe pse jo edhe e juaja beri qe shqiptaret te shperngulen dhunshem prej aty.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll se na cate trapin.

      Koqja Esco-bar keto qe thua sot duhet te ishin bere qe ne vitin 1999 kur cliruat Kosoven. Sot eshte shume vone serbet nga kriminele quhen te persekutuar nga UCK ku drejtuesit e saj jane shpallur kriminele dhe jane ne burgun e Hages te Evropes Kurves Plake.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Gabriel Escobar mund te behet nje trajner i suksesshem ne sportin e mundjes, por do te mbetet nje diplomat mediokerr.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Jo vetem ne shqiptaret qe me rusoserbet kemi probleme shume madhore dhe te pa zgjedhura,por kohes te fundit edhe Europa USA jane ne hall te madh.Me ne keta barbare e kane nga shekulli i tete dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite (shek 21).As nje fare lloje mase e urte nuk e qeteson ,sa me shume qe e ledhatojne akoma me shume Qan.Ky eshte mentaliteti i hienave,qe kurr syrin dhe shpirtin nuk e kane te ngopur.Escobar,eshte optimist se ka marre premtim te garantuar se vucici nuk do ti bllokoj .pengoj zgjedhjet e reja,por te shpresojme ,Cfare kerkesa ka bere rusoserbi,kete nuk e thote Escobari,por koha do te vertetoj.Rusoserbet ,jane pjelle e vecante ne rruzullin tokesor,synimi i tyre eshte sa dinak aq edhe i rrezikshem,vetit e keti armiku shekullor i di dhe i kupton vetem populli yne qe ka te bej me keto egersira,prandaj me mire te besohet fjala e nje bariu shqiptar se sa fjalet e disa politikaneve qofte te USA qofte te Europes plake,keto i binden vetem nje akt si ne 1999(por tani situata nuk eshte si atehere).Te shpresojme qe jane ndergjegjesuar dhe problemi yne me keto gjarperij te perfundoj me nje Paqe stabile .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku yt

            I dashur Flamur. Ke bere perseri hartim per klasen fillore dhe nuk je i qarte per epitetet qe perdor. Aty duke folur per serbet, Europen dhe USA, perdor fjalet "barbare" apo "gjarperinjte". Te lutem behu i qarte e ke fjalen per serbet apo per te "tjeret"....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje