
Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev, kritikoi Bashkimin Europian për qasjen e ashpër që përdor ndaj Kosovës. Duke folur për “KosovaPress”, ai kërkoi nga BE që të mos tregohet shumë e butë e të bëjë lëshime ndaj Serbisë.
“Duhet të kemi parasysh se Bashkimi Europian nuk vepron siç duhet, pasi ata bëjnë përkrahje që të ndajnë fajin mes palëve. Kjo nuk është e mundshme faktikisht, sepse ne kemi shtetin e Kosovës, që ushtron dhe zbaton sovranitetin e saj mbi territoret që janë pjesë e pandashme e territorit të Republikës.
Në anën tjetër i kemi veprimet diversive të Serbisë që ndërhynë në mënyrë brutale në punën e brendshme të Republikës së Kosovës. Në Bruksel, institucionet e Bashkimit Europian kërkojnë një barazi, e cila nuk është e mundshme. Unë shpesh e kritikoj Bashkimin Europian për qasjen e tij ndaj Ballkanit dhe proceseve rajonale. Në institucionet e Brukselit duhet të kuptojnë se kush e ka fajin dhe mos të bëjnë përpjekje të kota që të përafrojnë Serbinë përmes lëshimeve ndaj Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit”, tha Anton Pançev, analist nga Bullgaria.
Cfar thote ky shalqi Bullkar..
Thotë atë që është e vërtetë pse mor treqind eurosh shitesh për kaq pak... kaq pak të vlen lëkura ty treqind euro? Që të punosh për qoftë largun....
Jemi bere per te qare hallin. Nderkohe qe analisti bullgar kritikon Europen per mosadresimin e fajit tek Serbia, por duke e ndare ate me Kosoven, madje duke ushtruar me shume presion ndaj kesaj te fundit, mediat prane qeverise shqiptare dhe opozita ne Kosove i servilosen diplomateve perendimore duke nxjerre me te padrejte fajtor qeverine kosovare. Ne keto kushte kur shohin unitet ne Serbi pozite-opozite per ceshtjen e Kosoves ( megjithese nuk kane asnje te drejte ) dhe opoziten kosovare ( se bashku me qeverine servile shqiptare) qe per pushtet jane gati te sakrifikojne Veriun e Kosoves, vazhdojne ne te njejten linje te presionit mbi qeverine kosovare, pasi gjejne me shume rezistence ne Serbi. Atyre u intereson vetem stabiliteti ne rajon dhe per kete jane gati ti bejne leshime Serbise dhe presion Kosoves pasi eshte rruga me e lehte per ta.