Ministri i Albin Kurtit përplaset me gazetarët: Përgjimin e Kusarit ua dha Vuçiqi

15 Korrik 2023, 15:30Rajoni TEMA

Ministri i Albin Kurtit përplaset me gazetarët: Përgjimin e

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim ndaj një postimi të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në të cilin, sipas AGK-së, është përdorur gjuhë e rrezikshme ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e [Listës] Srpska, Igor Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, [Aleksandar] Vuçiq”.

Për AGK-në, “gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediat”.

Ditë më parë Kusari – Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Përgjimet janë publikuar disa ditë më parë nga portali Nacionale.

Nga LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiq është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës.

Ministri Sveçla ka pretenduar përmes një postimi në Facebook se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “po e humb betejën në terren me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë".

“Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kanë dënuar, po ashtu, deklaratën e ministrit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti po kërkon përplasje.

“Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar deklaratën e Sveçlës si të pamatur, nxitëse dhe ofenduese.

“Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve - edhe nëse s’pajtohemi me ta - është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë”.

Në pasditen e së shtunës në Prishtinë është thirrur një protestë kundër Qeverisë së Kosovës.

Në thirrje janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila.

4 Komente

  1. Mashkullori

    Nuk ka vlere justifikimi argumenti se,ja paska dhene Vucici. Fakti se bisedohet me nje te shpallur "terrorist" dhe me te tillet eshte ne "armiqesi" Kurti dhe qeveria e tij,duhet te jete objekti i diskutimit dhe jo e lagu s'e Lagu...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pra. sipas ketyre karave te VV nuk ka problem qe keta bashkepunonin me Serbet qe punojne per Vuciqin, por qe Vuciqi ua ka dhene kete pergjim qe keta nuk e kundershtojne ketyre kundershtarve te tij per t'a nxjerr bllof ne luften e tyre te rreme kunder Serbve radikale. Juve duhet rrezuar duke u qelluar me domate, pisa muti.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Ju kane ......serbet me kohe. Bini ka bere burg dhe shkolle serbe. Zoti te falte !

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Armiku eshte dinak ,ai i perdor te gjitha metodat e ndyra ,vetem e vetem te njollosi nje individ dhe neper mjet te ati,adaj ,te komprimentoj edhe nje qeveri.Ne jeten reale,cdo person i ka edhe vetit e veta ,ne kete rast te dobeta qe nuk tregon vigjilence .Si ka mundesi nje anetare e nje partie te jete kaq mendje lehte,tregon neglizhence,zbulon mendimin e saj ,fatkeqesisht negativ ,per figura te tjera qe nuk i perkasin partise ne te cilen zonja Kusari-Lila tregohet shum naive.Kjo pjese e karakterit te kesaj ,i takon vetem asaj ,ajo e beri kete gabim dhe armiku ja shqjerri masken.Ketu,nje pjese te madhe te gabimit e ka "sherbetori"blerim buzhala ,nje kuisling qe e vertetoj plotesisht vetvehten se eshte ne anen e armikut,kjo nuk diskutohet.Te jemi sy hapur vigjilent te drejtojm goshtin tek fajtori se Albin Kurti nuk eshte polici i cdo banori te R Kosoves.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje