"Patriotët" e Albin Kurtit në Mitrovicë arrestohen për korrupsion

14 Korrik 2023, 11:45Rajoni TEMA

"Patriotët" e Albin Kurtit në Mitrovicë arrestohen

Policia e Kosovës, të premten, siç po raportojnë disa nga mediumet lokale të Mitrovicës, gjatë një aksioni ka arrestuar, ish-drejtorin e Komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të kryetarit Agim Bahtirit, aktualisht këshilltarin e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, Hysen Muzliukajn, nën dyshimet për korrupsion.

Muzliukaj, siç po raportojnë mediumet në fjalë po dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Muzlikaj ka qenë edhe kandidat për Kuvend Komunal në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe Policia, të premten, po ashtu ka arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për dy këto arrestime ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.

“Dy akterë të pushtetit të arrestuar sot mbi dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ju del ngjyra: Edhe koordinim edhe hajni. Kaq për këtë mëngjes!”, ka shkruar ajo shkurtimisht në rrjetin e saj social në Facebook.

2 Komente

  1. A
    Adi

    Ik mor …me keto lajme Rreth 100 qe kane pozuar me ramen jane pas hekurave ose drej asaj rruge

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Jooooo, Adi! Hajdutët që kanë dalë në foto me Ramën, vjedhin për të mirën e popullit, kurse këta që dalin në foto me Albinin vjedhin për të keqen e popullit. Ky është një ndryshim jo i vogël, apo jo? Ndaj të lutemi, mos vërë shënjë e barazimit, duke injoruar me këtë rast llojin e hajdutëve.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje