
Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Sipas medieve në Kosovë, prokurorët kanë nisur hetimet për episodin e dhunës që shpërtheu sot teksa në seancën plenare po fliste kryeministri Albin Kurti.
Lushtaku shkoi drejt Kurtit dhe e spërkati me ujë. Kaq mjaftoi që situata të degradonte në dhunë fizike.
Lushtaku ka deklaruar se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, pasi pretendon se kanë qenë ata që e kanë sulmuar të parët.
Pas incidentit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka pretenduar se Lushtaku e ka sharë nga nëna.
Lini një Përgjigje