Pasi u futi policinë në Kuvend, flet Albin Kurti: Nuk frikësohem nga këto sulme

13 Korrik 2023, 15:40Rajoni TEMA

Pasi u futi policinë në Kuvend, flet Albin Kurti: Nuk frikësohem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përleshjes në Kuvendin e Kosovës duke dalur nga objekti i Qeverisë së Kosovës, është pyetur për atë se çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, shumë shkurt ka thënë para gazetarëve se “nuk frikësohem nga këto sulme”.

Pas pesë vjetëve, një situatë krejtësisht më e dhunshme është parë të enjten e 13 korrikut.

Debati parlamentar është përshkallëzuar në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit Lëvizjes Vetëvendosje me ata të Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të enjten.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ishte duke folur për situatën në Veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Më pas, situata u rëndua me sulme fizike edhe ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, kur deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ia marrë syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe duke e goditur me to.

Murati, reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje.

Policia e Kosovës dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit ka intervenuar për t’i ndalur përleshjet.

Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Forca të shtuara të policisë janë pranë dhe brenda në Kuvend.

 

2 Komente

  1. d
    dalip

    E ke bere veten prandaj mos mendo se do te mbroje policia prandaj thyej qafen dhe largou o ndyresire ti me gjith qeverine e ndyre qe ke mjaft me te perdala si Kusari.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Përse gjithë budallejtë dhe hajdutët e korruptuar zhvillohen vetëm në tokat shqiptare ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje