
Analisti Edvin Kulluri, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa tha se Kosova nuk e ka luksin që të luajë sovranizmin me SHBA-në që e krijoi si shtet. Kulluri theksoi se patriotizmi i Albin Kurtit rezultoi të ishte fals pas publikimit të përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari Lila.
“Deklaratat e Gërvallës se ndërkombëtarët janë tigër prej letre i hodhën akoma më shumë benzinë zjarrit sovranitetit fals të Kurtit sepse Kosova s’e ka luksin të luajë sovranizmin përballë atyre që e kanë çliruar dhe që e mbajnë në këmbë. Ndaj dy vendve që janë boshti, BE dhe sfidat e vazhdueshme që i ka bërë SHBA. Nuk është hera e parë që Kurti ka këto sjellë ndaj partnërëve ndërkombëtarë, këto tensione, në themel janë false, të çojnë këtu.
Sepse pritshmëria që ka ngritur Kurti si patriot dhe nacionalist na doli që ishte po false pas bisedave të zonjës Kusari-Lila me zotërinë që është një nga faktorët kryesore serbë në veri të Kosovës. Kjo tregon se kemi dy opsione, një kemi të bëjmë me sharlatanizëm politik për konsum të brendshëm. Kurti për pushtetin e tij ngacmon, shtyn dhe angazhon ndjenja dhe emocione patriotike dhe radikale“, u shpreh Kulluri.
Sipas analistit, Kurti dhe Vuçiç po luajnë rolet e ‘djalit të mirë dhe të keq’ duke sabotuar në këtë mënyrë marrëveshjen përfundimtare. Kulluri shtoi gjithashtu se Kurti është “dëmtuar” nga përgjimet dhe se nuk do ta ketë më mbështetjen që kishte nga populli.
“Nga ana tjetër, ajo që unë nuk dua ta besoj, është që Kurti çuditërisht në rakordim të pandërgjegjshëm me Vuçiç sabotojnë në mënyrë të vijueshme një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtu kemi dy prova. Di që marrëveshja e Uashingtonit u prish prej presionit të Kurtit, që përmbante shkëmbimin e territoriëve Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me tre komunat e veriut dhe që do t’i hapte përfundimisht njohjes reciproke. Ishte po Kurti dhe të njëjtët aktorë politikë që sot janë në pushtet, kundër asaj marrëveshje në zyrën e presidentit Trump, dhe po Kurti që me një version krejt tjetër të asociacionit, që çuditërisht bashkë me Vuçiç sabotojnë këtë marrëveshje.
Njëherë bën njëri djalin e keq, njëherë djalin e mirë. Pastaj ndërrojnë vendet dhe fakti është që pas kaq vitesh përpjekjesh serioze të perëndimit nuk kemi një marrëveshje. Tani pyetja që shtroj është: Kush është Albin Kurti që të marrë peng fatin e Kosovës, që saboton njohjen reciproke. Pse i refuzon të gjitha tentativat. Kjo ngre pikëpyetje dhe përgjimi i Kusarit dhe deklaratat e Gërvallës tregojnë se këtu jo vetëm që ka një grupim ideologjik të dyshimtë në krye të VV, që angazhon sentimente nacionaliste që nuk i duhen Kosovës“, shtoi analisti.
Dora e rusise ne Kosove...eshte albini.Rusia me Dugin,ideollogun famekeq te Putinit,Ka shtrire ne cdo vend te Europes ndikimin DIREKT ne politike.Keto gjera DIHEN.Ndikuan edhe ne Amerike,kunder Hillary Clinton ne zgjedhe,per ta patur me te lehte me europianet interesaxhinj driteshkurter e te korruptuar me kohe.Pra ne Kosove eshte shume me e lehte per ruset,qe as serbine nuk e lejojne te shkoje pas perendimit.Albini nuk ka ngrene lugen e corbes se prishur sllave,ai Ka ngrene kazanin qe ne burg.
Edvin Kulluri e perdor gabim fjalen "cuditerisht", sepse eshte cuditur vetem dy here nga Kurti. "Kurti çuditërisht në rakordim të pandërgjegjshëm me Vuçiç sabotojnë në mënyrë të vijueshme një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtu kemi dy prova", thote ai dhe harron Rrambujene dhe shume prova te tjera, por cudia me e madhe eshte se si Kurti doli i gjalle nga Burgu serb dhe u morr me politike. Kjo cudi shpjegohet vetem me firmen qe ka hedhur Kurti dhe te gjitha cudite e tjera deri tek kjo e fundit qe punon mbas kraheve te Kosoves ne bashkepunim me Vuciqin, spjegohen thjeshte me nje firme. Nje firme qe ishte kusht te dilje i gjalle nga burgu serb. Nje firme prej frikacaku qe e beri ate "madheshtor"!
Ymer Pata u konvertua ne Ymer Kulluri...
O Kulluri po thuaje shqip jane spiune !
Gjithmone me ka intriguar fakti qe minoritaret greke te Shqiperise deklarohen greke dhe minoritaret shqipetare ne Greqi deklarohen greke.Shqipetaret ne serbi deklarohen serbe e boshnjake por serbet e kosoves deklarohen serbe....pse ne Mitrovice luftohet por jo ne presheve e Bujanovc...Kjo tregon shume per atdhedashurine dhe I jep pergjigje pyetjes tende.Ne pavetedije kosovaret duan te kthehen ne serbi se jane mbushur deri ne gryke me politikanet e tyre.Keshtu qe tradhetine e kurtit e shohin si rrugezgjidhje per tu kthyer ne serbi ku shpresojne mirqenie ekonomike me te larte dhe politikaneve kosovare u jepet nje dru I mire. PRA S KA TRADHETI. Votojne Kurtin se duan bashkim me Serbine e urrejne USA e UCK qe u hapen telashe. Vitet e para pas vrasjeve e perdhunimeve ishin konfuze por tani jane te kthjellet ne ate qe duan,duan Serbine.Prandaj duan dhe bashkepunetore serbe...ku eshte tradhetia e spiunlleku ketu?
Po, jane spiun dhe luajn me popullin Kosovar.
Vertet kaq naive jane shqipot si ne Shqiperi, ashtu edhe Kosove, sa nuk e kuptojne ate qe ben mu, se per ke punojne dy patriotet e medhenj, Al Bini dhe Salehu.
PO KUR ALBINI DILTE NE PROTESTA KUNDER MILOSHEVIÇIT DHE BENTE BURG KUR KETA PATRIOTET E SOTEM KISHIN FRIKE TE NXIRRNIN KOKEN NGA PENXHERJA PER SERBIN PUNONTE O PLEHRAT E TEMES QE PO JU PERDHUNON RAMA PA MESHIRE ME KEQ SE SALIU PER NJEZET VJET.JU PUNONI PER SERBIN DUKE PERÇARE SHQIPTARET ME MERO BYTH LEPIRESIN NE KRYE.
Me qarte se kaq nuk ka, kurti ben cfare i thone serbet, duke sabotuar naton dhe shba, pra eshte thjeshte nje spiun i ndyre i serbise, ashtu sic dhe jane nje pjese e madhe e politikaneve kosovare. Kjo fare e keqe duhet zhdukur nga politika e shqipptareve, ne kosove dhe shqiperi. Beni thjeshte nje krahasim, rremuje ne kuvendin e kosoves dhe e njejta gje ne kuvendin e shqiperise. A thua eshte rastesi!!!