Hëngri “hot dog” në fast food, ndërron jetë 16-vjeçarja në Greqi

14 Korrik 2023, 21:10Rajoni TEMA

Hëngri “hot dog” në fast food, ndërron jetë

Vdekja e papritur e një 16-vjeçareje, ka pikëlluar Selanikun. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi.

Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.

“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”,-ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.

Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e repartit ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën e EKAB-it për të shkuar në vendngjarje, por, siç ankohet nëna e të miturës, ishte shumë vonë për të mbërritur në 45 minuta.

“Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar goditje alergjie dhe ka ndërruar jetë. Ishte fëmija më i mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeç pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë, por nuk ia kanë dalë ”, tha nëna e saj ndërsa shtoi:

“Vajza ime ishte një engjëll dhe ajo është e humbur. Nuk e di pse u vonua ambulanca. 5 në të gdhirë nuk kishte trafik për të vonuar”.

Sipas mediave greke 16-vjeçarja merrte mjekim vitet e fundit pasi vuante nga krizat epileptike.

Do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, ndërsa varrimi i vajzës fatkeqe do të bëhet sot në Oreokastro.

5 Komente

  1. G
    Goni

    Qofte e xhehnetit . Nje engjell me shume ne qiell

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali

      Gjyna u prefte ne paqe ergjell I vogel.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flaka.al

        Dua ti mirekuptoj gjeneratat e reja, aq te ndryshme nga ato te brezit tim, me sjelljet e shpenguara, me netet e fundjavave te kaluara jashte per tu harbuar caze, provuar pak droge, seks te rastit aty kety shpesh seks te pambrojtur, perderisa si te thuash bashkesia e femrave dhe ajo e meshkujve i perkasin pa kufi lirise seksuale. Por, a nuk duhet te kete ca kufij te moshave qe kalojne netet jashte, pa kontrollin e prinderve. E shkreta vajze, vetem 16 vjec, ndofta nga alergjite, por pak rendesi ka tani. Ajo eshte viktime e hobive te gjenerates se saj dhe tolerances vrastare te familjes se saj. I qofte i lehte dheu asaj vete dhe dhimbja, familjes se saj.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpresa

          Nje koment shume me vlere .... Te gjithe prinderit duhet te tregojne kujdes te jashtezakonshem per tu kujdesur per femijet e tyre.....dhe aq me teper per vajzat , qe jane akoma me drlikate..... Prindi ne cdo kohe duhet te kontrolloje femijen e tij.... Edhe mbasi i jep leje qe te largohet...Kontrollin duhet ta kete nje periudhe te gjate qe te kete besim se me ke shoqerohet , ku shkon , orarin kur kthehet ne shtepi ... Sepse mbasi ta kete kontrolluar , ka te drejte t'i flase per gabimet qe ndoshta femija ka nisur rruge te keqe ose edhe te mire.... Atehere edhe femija eshte i bindur qe eshte i kontrolluar prej prindit.... Pa kontrollin e prinderve , eshte vete mosha e tyre delikate qe gabojne.... Kete menyre te kotrollit e kam perdorur tek femijet e mi.... N.q.se kontollo duhet te besosh...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anastasi pe Dervitsani

            nuk ngordh janulla me bithekiret e tij po ikin ata qe nuk duhet. Kot nuk thone, nuk ha mortja mut

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje