Arrestohet ish-zyrtari i Vetëvendosjes: Ish-nën kryetar i komunës së Mitrovicës akuzohet për kurrupsion

14 Korrik 2023, 14:20Rajoni TEMA

Arrestohet ish-zyrtari i Vetëvendosjes: Ish-nën kryetar i komunës

Faruk Mujka kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” është arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.

Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre në kohën kur ishte nënkryetar I Komunës së Mitrovicës. Në këtë kohë kryetari i kësaj komune ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në prangat e Policisë së Kosovës për të njejtat akuza ka rënë edhe Hysen Muzlikaj pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka qenë drejor i Kadastrës në Komunën e Mitrovicës së Veriut ndërsa tani mbante pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë Faton Pecit.

Përgjatë operacioni të arrestimit të tyre policia e Kosovës ka konfirmuar edhe sekuestrimin e 60 mijë eurove.

Faruk Mujka i arrestuar këtë të premte ka qënë Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë , post nga i cili hoqi dorë në tetor të vitit 2021.

Megjithatë ai ka mbajtur funksionin e asambleistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe ka qenë anëtar i Lëvizjes vetëvendosje deri në dhjetori të vitit të kaluar kur u zgjodh Kryeshef I Ibër Lepencit./abcnews.al

5 Komente

  1. X
    XXx

    Qeka arrustu per kurrupsion…

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXx

      Ta zgjojë dikush Admin-on nga gjumi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanina e ismailit

        Do arrestohet bashkpuntori ne bashkpunim me kryemutin e Shqiperise Zoti Ahmutaj ...Ka per te thene gje per kete Kryemuti I Shqiperise Edvinaqis Rahmutovici?

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...afroje pak veshin se do te them nje llaf.....

          Ka thone mer ti , ka thone qe kanines se ismailit ti qihen robt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje