Ramush Haradinaj reagon pas dhunës dhe përgjimeve të Kusarit me serbët: Thika pas shpine!

14 Korrik 2023, 16:30Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj reagon pas dhunës dhe përgjimeve të Kusarit me

Pas dhunës së djeshme të shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka numëruar një seri kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës. “Thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti”, e ka quajtur Haradinaj prishjen e marrëdhënieve të vendit me ShBA-në, NATO-në por edhe me kategoritë e lirisë, përkatësisht veteranët e UÇK-së të cilët u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale, të cilën edhe e vlerësoi të koordinuar fshehtë me Listën Serbe pas edhe përgjimeve të publikuara nga Nacionalja ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila koordinohet me Sllavko Simiqin e LS-së.

“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë - luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Thikë pas shpine”, i ka quajtur të gjitha veprimet e qeverisë kosovare kohëve të fundit, duke nisur prej kursit të ndjekur në veriun e vendit, veprime këto që për reperkusidon patën edhe ndëshkimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësa dhe Bashkimit Evropian.

“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij”, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”, ka vazhduar ai.

“Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”.

5 Komente

  1. K
    Kanina e ismailit

    Mos horror Cakorrin Ramush kapedani!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Nuk them se zotnia e ka gabim, por me duket se nuk eshte i qarte ne terma. Koordinimi i fshehte i Kurtit me Vuciqin jane pasoje dhe jo qellim. Pra edhe thika mbas shpine nuk eshte qellim por pasoje e statusit te Kurtit ne hierakine e pushtetit serb ne Kosove. Meqe pushteti serb funksionon ilegalisht ne Kosove nepermjet spiuneve te udbes, eshte fare normale qe edhe kordinimi i veprimtarise armiqesore do behet fshehurazi dhe jo legalisht. Pra ne kontekstin filozofik thikat mbas shpine jane pasoje e ketij statusi politik, se po te ishte Kosova legalisht nen Serbine, thikat nuk do beheshin fshehurazi, por haput dhe me buje te madhe... Besoj se Z. Ramush me kupton se cdua te them. I sugjeroj te studjoj Marksin me shkakun dhe pasojat. Shkaku imponon pasojat. Thikat ne kurriz te Kosoves, jane te fshehura, sepse jane pasoje e punes ilegale te spiunazhit rus dhe serb.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deda

        Rrammush, vetëm politikan nuk je. Edhe Çakorri nuk e thotë kete gjë.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Belo Belinda

          Akoma flitet me thika pas shpine,tradheti etj. fjale mes vedit! Keto fjale i takojne periudhes para 1999 por per Kombin Kosovar, i lumte atij qe e shpiku, tradhetia eshte gjelle akoma! Njerez me nivel shume te ulet inteligjence por shume dinake,karakteristike e malesorit te pa edukuar!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dauti

            Ky flet për thika mbas shpine, por asht vetë nga ata njerëz, që i ka fut thika pas shpine të tjerëve. Ky është vasali i monika kryemadhit, duke e joshur me profesionin e saj si kurtizane, e bëri të punojë disa kohë për monikën, deri në trsnsaksione monetare të sajat. Ky, bashk me albinin, nën udhëheqjen e ilir metës dhe sigurisht monikës, qe haradinaj e ka shum për zemër, formuan një parti kundra ramës, me mëndje se po rrëzonin ramën, por shqiptarët i futën hunin në bythë edhe haradinaj edhe kurtit. Haradinaj futet tek njerëzit e pa besë, ashtu sikur një foto e tij që u bë virale, ku i fuste duart nga mbrapa buçes monika, në prani të gruas vetë. Prsndaj kur flet plr thika mbas shpine, kujtohu se ke foto mbas shpine duke i fërkuar bythët monikës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje