Vuçiç: Albin Kurtit s’i intereson paqja, ai dëshiron të hyjë në konflikt me Serbinë

15 Korrik 2023, 20:11Rajoni TEMA

Vuçiç: Albin Kurtit s’i intereson paqja, ai dëshiron

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është i interesuar për paqe”, duke shtuar se të njëjtit “as nuk i intereson se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të”.

“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë: Ja ku jam, unë jam udhëheqës lufte, dhe jo vetëm Hashim Thaçi”, pretendon Vuçiç, transmeton media opoziatare serbe “Nova”.

Gjëja më sfiduese, pohon presidenti serb “është të merresh me individë që nuk sillen në mënyrë racionale dhe kanë qëllime që shkojnë përtej të zakonshmes dhe të njohurit”.

“Prisni që qëllimi i Kurtit është të bashkëpunojë me ata që krijuan Kosovën”, shtoi ai.

Ndërkaq, kreu i Serbisë potencoi se “se ai ka marrëdhëniet më të mira dhe më të afërta me ta (ndërkombëtarët), në të cilat duhet të kuptojë se roli i tyre është minimal dhe se ata që e kanë bërë këtë, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të kenë respektin më të madh”.

“Por Kurti nuk dëshiron ta konsiderojë atë nga ky këndvështrim, ai interesohet për rolin e tij. Atij nuk i intereson paqja, as nuk i intereson çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të”, pretendon Vuçiç.

Sipas tij, kreut të ekzekutivit kosovar ajo që intereson është që të jetë “trashëgimtar” i Enver Hoxhës (diktatorit shqiptar) dhe Adem Demaçit.

“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë, sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë ‘Ja ku jam, një udhëheqës lufte’, jo vetëm Thaçi apo dikush tjetër. Në kushte të tilla, kur dikush ka një qasje kaq irracionale, është krejtësisht e pamundur ta angazhosh atë në mënyrë racionale, inteligjente dhe të mençur. Dhe për këtë arsye as amerikanët nuk e kanë të lehtë të flasin me të”, pretendon ai.

4 Komente

  1. a
    armand

    Ky eshte mesazhi qe Beogradi ka per karagjozet e W. Me fjale te tjera po' u thote qe te vazhdojne ne rrugen e nisur.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Rrofte Bini dhe Lexhenda !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Hahahahaha . Ca sharlatani ! Genjen sikur ka trurin e nje femije hileqar te klases se Pare . Menyra e arsyetimtit e ketij serbitchit eshte komplet qesharake dhe shume e varter

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond bythqiri i Vlores

          Ik o debil vlonjati , ik se po te qi gruan Meta .....

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje