Plani i Albin Kurtit, antikushtetues

16 Korrik 2023, 18:10Rajoni TEMA

Plani i Albin Kurtit, antikushtetues

Plani i propozuar nga kryeministri Albin Kurti për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës për analistët cilësohet si antikushtetues, pasi po anashkalohet Parlamenti.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it është bërë vetëm përmes letër-këmbimit ndërmjet presidentes Osmani dhe përfaqësuesve të BE-së, duke e anashkaluar Kuvendin e Kosovës. Sipas normave kushtetuese në Kosovë, asnjë dorëzim i sovranitetit nuk mund të bëhen duke e përjashtuar Kuvendin e Kosovës”, tha Afrim Kasolli, analist.

“Ushtrimi i sovranitetit duhet të bëhet nga institucionet tona dhe në këtë rast, ushtrimi i kompetencave ekzekutive që ka pasur në të kaluarën EULEX-i, domosdoshmërish është kaluar përmes ratifikimit në Kuvend, siç parashihet me nenin 18 të Kushtetutës”, tha Ardian Bajraktari, analist.

Kryeministri Kurti kishte paraqitur një plan prej disa pikash kur parashikohej mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në vjeshtë, tërheqja me 25% të prezencës policore në veri të Kosovës, si dhe bashkëpunim me KFOR dhe ELUEX për çështjet e sigurisë.

Propozimi u bazua në një marrëveshje paraprake që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi arriti me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

3 Komente

  1. Çoku

    analistet serbe?

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Parlamenti i Kosoves ( opozita ) ka bllokuar shqyrtimin e te gjitha ligjeve te paraqitura ne Parlament, dhe " analisti " thote qe plani 8 pikesh qe propozoi kryeministri I Kosoves duhet te kaloje me pare ne Parlament , nderkohe qe eshte vetem propozim. Pra " analisti " na shpallka antikushtetuese cdo propozim te qeverise ( jo vendim ) qe nuk u paraqiska me pare ne Parlament.

      Përgjigjjuni
      1. v
        veterani

        Shkojeni zotëri "plan propozimin nga këndi anarkist dhe autokratik.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje