Vuçiç-i i ankohet Stoltenberg-ut: Kosova më shumë problem sigurie, sesa politike

19 Korrik 2023, 21:40Rajoni TEMA
Vuçiç-i i ankohet Stoltenberg-ut: Kosova më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, në një konferencë për media, është shprehur shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Kosovë me theks të veçantë në Veri.

Ai ka kërkuar nga Stoltenberg që të sigurojë jetët e serbëve në Kosovë duke falënderuar për gatishmërinë e tij për të dëgjuar palën serbe.

“Më duhet të them se jam shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në gjithë Kosovën, jo vetëm në Veri. Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne. Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet problem sigurie, jo politike”, ka thënë Vuçiç.

Duke folur për situatën në Veri të Kosovës, Vuçiç tha se krejt çfarë ka ndodhur muajt e fundit në këtë pjesë të vendit është si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës

“Por, jo vetëm kaq, ka pasur edhe serbë të plagosur rëndë, gjegjësisht ‘të pushkatuar’ dhe nuk ka pasur hetim për këtë gjë që na shqetëson jashtëzakonisht shumë, në të njëjtën kohë ka edhe arrestime të pabaza dhe arbitrare të serbëve, kjo jo vetëm që na shqetëson, por paraqet edhe shqetësim të madh për serbët që jetojnë në Veri të Kosovës”, shtoi ai

Vuçiç në po këtë konferencë për media, ka pretenduar ndër të tjera, se në gjashtë muajt e fundit, “të paktën gjashtë serbë janë plagosur me armë zjarri nga shqiptarët në Kosovë”.

“Fatmirësisht asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur rëndë, gjë që tregon se kush çfarë po bën”.

Ndryshe të mërkurën gjatë qëndrimit në Bruksel, Vuçiç u takua edhe me deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, bëri të ditur se me diplomatin sllovak diskutoi për takimin që ky i fundit pati, të mërkurën me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

“Me Miroslav Lajçak fola për raundin e fundit të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, shkroi Vuçiç.

2 Komente

  1. r
    real politik

    Ndofta ky deliranti pordhac i jone, me Shqiperine qe po boshatis ne koliben jashte mureve te Evropit, me nje qeveri hajdutesh, pa ushtri, pa industri, pa flote, pa hekurudhe, pa bujqesi, pa asnje mut, nuk shkelqen si burre shteti shqiptar, por si pandoflalepires planetar tashme gezon titullin prestigjoz te Perendimit si pastruesi i vitit i haleve te tij. Ndofta krijesa horror ne politike, te pjella nga barku i mizerjes dhe shpelles vetem ne mund ti nxjerri dhe te perfaqsojme me te tille qenie, veten ne gjithe boten. Por mendoj se sharlatani i ballkanit ngelet ky qeramani hipokrit dhe frikacak serb, qe here fryhet sikur do bej namin duke pushtuar NATOn, here qurravitet nga huri ne mendere i Kosoves, duke ju qare dhe lepire gjithe botes nga Perendimi ne Rusi, nga Rusia ne Iran, duke fituar edhe perçmimin e hapur te Putinit dhe elites ruse, si servil sharlatan i pabythe. Dhe ndofta siç di te loze vetem Rusia bixhoz te hidhur dhe cinik me armiqte dhe aleatet e pabythe, Kosova qe tani nuk i pelqen, neser me Sanxhakun dhe Luginen e Presheves brenda, mund te jete nje aleat edhe me serioz se Vuçic, per Rusine e se ardhmes. Nuk eshte edhe aq absurde po te mendosh se atehere kur Enver Hoxhes i binte infrakt nga shperthimet e Kosoves, Moska kishte me shume influence ne levizjen kosovare per pavaresi, brenda dhe jashte Jugosllavise, se vete UDbva dhe Sigurimi i Shtetit te marra se bashku.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Ashtu sic ankoheshte ujku se qingji i turbullon ujin,e njejta metode po perdoret edhe nga ky gjarrper i zi vucic.Duke e zvarritur zgjidhjen e problemit,duke gjetur arsye nga me te cmendurat,kjo marimange e zeze,po perfiton kohe po e zgjat gjetjen e gjuhes te perbashket,ate qe e deshiron populli heroik i Republikes te Kosoves,Paqen,ruajtjen e integritetit ,sivranitetin e pa rrezikuar te 10887klm katerore .Per vetit dhe prirjet e djallit ,besoj se nje pjese e madhe e senatoreve te Shba,ne Angli ,Gjermani,Hollande,,po ndergjegjesohen dhe po binden se rrezikshmeria botes i vjen nga rusoserbet,ankesat e keti korodili te zi ,jane vetem fantazi te prodhuara nga nje tru plote imagjinata me skena rrenqethese.Sikur verte ky demagog ta deshiroj Paqen ne ballkan ,ajo vjen per disa dite:popullin heroik te RK e len te qete perfshire edhe te tjerer qe jetojne atje,Luginen e Presheves dhe Sanxhakun,ua mundeson te gjitha lirite te drejtat qe ky minstrum i kerkon per nje pakice serbe ,qe jetojne ne R K.Por ky mendimi dhe deshira ime nuk realizohet kurr,ky satrap njeh gjuhen e te forteve,gjuhen e arsyes nuk e merr ne koniderate.Lotet ,intrigat rusoserbet i kane veti prirje te tradheguar qe po i zbatojne me gjuhen e forces.Te shpresojme se shum shpejt senatoret larg pares ne vendet e forta dhe me ndikim,do te detyrojne te zbatojne ate qe e do populli ,te jetojne ne paqe dhe te lire..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje