
Analisti Gazmir Raci ka komentuar situatën që ende vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai tha se presidenti Vuçiç ka kontroll të plotë mbi serbët e këtyre zonave, pasi shumë prej tyre marrin rrugë prej Beogradit.
Ai shtoi se qytetarët serb të Kosovës, detyrohen të dalin në protesta e madje edhe nënshkruajnë pjesëmarrjen e tyre, pasi paguhen prej Vuçiçit.
“Nuk besoj se ka sot në Veri që nuk i bindet urdhrave të Vuçiçit. Ai ka kontroll të plotë. Të gjithë serbët lokal që janë të punësuar në Kosovë, në sistemin serb, në shëndetësi dhe në arsim, janë me mijëra dhe marrin rroga nga qeveria e Beogradit.
Në shumë raste ata janë të detyruar të dalin në protesta dhe të nënshkruajnë në listën e pjesëmarrjes për të konfirmuar se ata kanë qenë pjesë”, -tha Gazmir Raci në një intervistë për Euronews Albania.
Po na kujton kjo situate , skenarin e grkeve ne Shqiperi me 300 Euroshat.
Vucic duke pasur ne kontroĺl serbet e Veriut te Kosoves, i perdor ata si mish per top per te bere trazira atje, ndersa Europa vazhdon te fajesoje qeverine kosovare per cka ndodh atje, pra qe qeveria kosovare te mos ushtroje sovranitetin e saj ne Veri. Pikerisht kete kerkon Vucici ne menyre qe ta kontrolloje vete kete zone dhe te shkaktoje diversion ne tere Kosoven dhe destabilizoje rajonin, duke kryer keshtu edhe detyren ndaj Rusise.