Kreu i NATO, Stoltenberg: 93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri

20 Korrik 2023, 16:10Rajoni TEMA

Kreu i NATO, Stoltenberg: 93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se 93 trupa të KFOR-it janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kënaqësi të takohem me presidentin Vuçiç për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa të KFOR-it. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka shkruar Stoltenberg në twitter.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata u përshkallëzua më datën 29 maj, kur u sulmua Policia e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.

2 Komente

  1. U
    Ushtari i KFOR-it

    Jens Stoltenberg ka deklaruar se 93 trupa të KFOR-it janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës. Kush ushtroi dhune Z. Jens ? Sa frike mor burre, ashtu si me Rusine nuk ta mban as me fol? Trimat e thone te verteten ball per balle Z. Stoltenberg. Te pakten ushtaret e KFOR-it duhet ta dine se kush i plagosi. Apo dihet ajo pune, Alpini e ka bere. Alpini ishte tu ngrene pershesh me kos se bashku me ty ne Brezovice ! Turp dhe duhet te ikesh sa me pare. Legen burre.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Ushtaret e Kforit ,jane herojt e vertete ne ate beteje me ujqerit rusoserb,nje ndjenje krenarie mirenjohje per trimerine e ketyre luaneve qe u perleshen aq egersisht por edhe nje keqardhje per plaget te cilet i muaren nga armiqet rusoserb,sherim te shpejt dhe mirenjohje te perhershme per keta trima.Ne bote ,per sulme te ketilla nuk shpeton pa u ndeshkuar qofte edhe nji person,bota perparimtare shkon edhe deri tek urdher dhenesi i cili i organizoi i trimeroi i pagoi aq sa i ka paguar gjithmone per krime te ketilla.Nato ,ka aq kapacitet per tu shkuar gjerave qofte edhe ne vrimen e gjilperes,por ne kete rast !toleroi .Do te jemi deshmitar se si dhe ne cfare menyre keta kuocedra do marrin denimin e merituar.Aferim te gjithe ushtareve te Kforit dhe Policise sy pa trembur te Republikes te Kosoves,qe me prezencen e tyre ,shpetuan shummm jetera njerezish,pasuri te qytetareve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje