
Serbia po trajnon ushtrinë dhe po blen armatime të reja ajrore, pas marrjes së dronëve Bajraktar nga qeveria e Kosovës.
Qeveria serbe e sheh me shqetësim blerjen e dronëve ushtarakë turq nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç deklaron se armatimi i Kosovës është shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Këto pajisje ushtarake cilësohen si më modernet dhe po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.
Ministri serb i mbrojtjes ka deklaruar se ushtria do të marrë masat e duhura për t’ju përgjigjur, sipas tij, kësaj sfide të re. Ai tha për mediat se ushtria po harton një draft reagimi, i cili përfshin stërvitje për sulmet me dronë dhe marrjen e pajisjeve që mund përdoren për rrezikun.
“Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviç.
Sipas kreut të mbrojtjes serbe, ushtria e Kosovës, veç dronëve po merr armatime të rënda si murtaja dhe eksplozivë të fuqishëm. Gjithashtu, ai pretendon se ushtria e Kosovës po tranjnohet me armatimet me moderne në disa prej vendeve anëtare të NATO-s.
Serbia eshte shteti me i fuqishem ne rajon ndersa Kosova koqet e Albinit ka po te mos jete KFOR serbet brenda dites e pushtojne Kosoven.
Prandaj duhet me strategji e projekt serioz e profesional te modernizoje e armatose forcat ushtarake te Kosoves. Kosova por edhe Shqiperia duhet te ndjekin strategjine e mbrojtjes qe ka Zvicra. Ushtria dhe menyra e ndertimit te mbrojtjes se Zvicres eshte e tille qe cdo agresori do ja bente ultra ultra ultra te kushtueshme e te pergjakshme tentativen e pushtimit. Kosova duhet te ndertoje nje ushtri e cila te mundet me djege qe ne ide deshiren e dikujt me e pushtu. Cdo lugine, kalim malor apo fushe e hapur duhet te kete nje plan mbrojtje inteligjent. Nje rakete supi e dy ushtare ndalojne nje autokollone me tanke sot. Dal-ngadal ndertohet ushtria e blihet armatimi po te jete nje plan i pranum nga te gjitha forcat. Kush vjen ne pushtet vazhdon planin ku e ka marr derisa me e plotsu objektivin kombetar te sigurise.
I ka koqet e Albinit por ky djale doli me Koqe Celiku qe spo ia perdredhin dot , keshtu qe rini e veshtroni e mos hani m..............
Qafen thyefshin kur nuk gjejn nje zgjidhje ne të mirë të dy popujve. Historia ka treguar qe ne nje konflikt të dyja palet jan humbese. Pra edhe njehere qafen thyefshin.