Joseph: Kurti i pamatur në veprimet e tij në Veri, të hetohet trajtimi i serbëve të arrestuar

23 Korrik 2023, 11:48Rajoni TEMA

Joseph: Kurti i pamatur në veprimet e tij në Veri,  të hetohet

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Demostat.rs i ka cilësuar si të pamatura veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Veri.

“Është e qartë se Kurti ishte i pamatur në lëvizjet e tij operative në Veri, sfidues kur ishte fjala për bashkësinë ndërkombëtare dhe provokues kur bëhej fjalë për bashkëqytetarët e tij, serbët e Kosovës. Jo vetëm arrestimet, por edhe trajtimi i serbëve të arrestuar, meritojnë hetim”, tha ai.

“Është interesante që Kurti kritikohet ashpër nga shqiptarët për qasjen e tij ndaj ShBA-së dhe BE-së, veriut, madje edhe ndaj serbëve të Kosovës. Opozita dhe një pjesë e madhe e mediave dhe shoqërisë civile, janë të zemëruar me Kurtin, jo vetëm për shkak të ndarjeve të brendshme, por edhe për shkak të ashpërsisë së tij ndaj serbëve të Kosovës dhe qëndrimit të tij në Veri”.

Joseph, thotë se politika në Kosovë nuk është garë se “kush mund të jetë më i ashpër ndaj serbëve”.

“Përkundrazi, opozita akuzon Kurtin se ka tjetërsuar pa nevojë ShBA-në dhe BE-në, për shkak të Veriut. Në përleshjen e pafalshme të javës së kaluar në parlamentin e Kosovës, shohim armiqësinë e fortë që ekziston në opozitë”, shtoi ai.

“ShBA-ja dhe BE-ja ndajnë fajin për situatën për shkak të mënyrës sesi menaxhuan dinamikën e ngjarjeve për muaj të tërë. ShBA dhe BE janë mjaft të ashpra ndaj Kurtit, por prej muajsh lejuan provokimet e Vuçiç-it. Kjo u pa qartë gjatë dhunës së 29 majit, kur ushtarët e KFOR-it u sulmuan. Fatkeqësisht, një ushtar hungarez i KFOR-it humbi këmbën”.

“Megjithatë, pas kësaj dhune, Vuçiç u vlerësua si partner, kurse Kurti fajtori kryesor për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Kurti ishte bashkëpunëtor në dhunë – por Policia e Kosovës dhe KFOR-i ishin objektivat e asaj dhune”.

Ai ka folur fjalë të mira për ish-kryeministrin Avdullah Hoti, i cili sipas Joseph, ishte i gatshëm ta formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Tani le të imagjinojmë se ka pasur një udhëheqës më bashkëpunues në Prishtinë. Në fakt, nuk kemi pse të imagjinojmë; kishte një drejtues më bashkëpunues. Ai quhej Avdullah Hoti. Në shtator 2020, ai madje nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë të Trump, së bashku me Presidentin Vuçiç. Në një moment ai pranoi që në rend dite ta vendosë Asociacionin”.

6 Komente

  1. S
    Sebastia

    Kurvat dhe putanat euroamerikane ne vend qe te kerkojne denimin maksimal per TERRORISTET serb qe sulmuan kfor,police,gazetare e civil kerkojne hetim mbi trajtimet per serbet. Kerko hetim per trajtimet e te gjithe tjerve, ushtarit hungarez qe humbi kemben, dhe kerko HETIM per trajtimin e 3 policeve Shqiptar te RREMBYER nga shteti TERRORIST serb. Bastarde e kurva te ndyra te paftyre e pa dinjitet.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ro

      I dashur Sebastia, bota nuk rrutullohet rreth mendjes tende. Si keshille po te them qe te mundohesh ta kuptosh zotnine sepse rron ne nje bote tjeter. Ti per mua je si bretkoca qe kenaqet me llucen ne fund te pusit ku ka rene. Flmnd.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        Ti per mua je krimb pakurrizor qe meriton te hahet nga nje pule e te perfundoje si glase ne rruge.

        Përgjigjjuni
      2. c
        ceni

        Jozeph te kete kujdes se mos i vije radhe pas atyre Serbeve se fondamentalisti Albin tani qe ka mrre dhe drone po i vezhgon te gjitha veprimet keqedshese kunder perandorise se Al Bin Kurtit!Endra e ketij dorrolei verdhacuk eshte qe Kosova te behet kryeqyteti i Ballkanit se sipas nje fare profesori akademik qe per interesa te ngushta per te privatizuar shtepi te jashteligjeshme ka dale ne shqiptarizem qe nuk paskerka Komb Shqypetar ,por Komb Kosovar nga ku kane prejardhjen edhe shqypetaret e shqypnise o hej o hej o hej!Sa te mbaroje pune me Serbin, Kurtoviçi ka me i hye Shqypnise si Putini Ukraines andaj po furnizohet me armatime.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Ore dhe nje deputet I Ganes e kritikonte Kurtin.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti anarkisti

            Nuk burgosën zotërit që të zgjedhin. E ke shumë pastër dhe të kjartë pse nuk burgoset S. Berisha, I. Meta e NONN GRTA në Shqipëri sepse nuk lejojë Rubla ruse dhe Dinari serb. E njeta situatë është në ketë anë. Mjerë Kosva ka brenda dhe durimi i viteve 90 që tash po ne përsëritet shpjet do të merr udhë spse bota demokratike nuk i duron diktatorët stalinista.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje